Fshehu dy dënime në Zvicër, KQZ vendos sot për këshilltarin socialist në Kamëz

E mërkurë, 12 February 2020 08:51

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve këtë të mërkurë pritet të mblidhet për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për anëtarin e këshillit të Bashkisë së Kamzës, Mirush Dema (Troci), në zbatim të ligjit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.  

Dy ditë më parë pas kryebashkiakëve të Shkodrës dhe të Vorës, Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KQZ-së që t'i heqë mandatin edhe anëtarit të këshillit bashkiak të Kamzës Mirush Dema pasi sipas verifikimeve ai ka rezultuar të ketë fshehur dy dënime në Zvicër.

Në vitin 2014 këshilltari aktual socialist në Kamëz i ka ofruar për t'i shitur 4 qese heroinë një polici, i cili ishte i infiltruar. Kurthin ai e kuptoi në fund, por për këtë ngjarje është dënuar, megjithatë dënimi iu konvertua në gjobë.

Këshilltari socialist rezulton se ka ndryshuar mbiemrin pas martese, nga Troci në Dema, por nuk i ka shpëtuar të kaluarës edhe pse në momentin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit deklaroi vetëm një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi duke fshehur dënimin për heroinë dhe dhunim banese. 

Report Tv publikon formularin e vetëdeklarimit të Demës në KQZ para kandidimit, ku pyetjeve nëse ka qenë arrestuar, hetuar apo dënuar brenda apo jashtë vendit i është përgjigjur me 'JO' duke e fshehur.

Ai në formular thotë se në Zvicër ka qenë ndaluar në dhjetor të 2014 për një verifikim, por ka rezultuar i pastër dhe dëbimin në Suedi deri në tetor 2019. Sot KQZ do të mblidhet për të shqyrtuar gjetjet e KQZ-së për këshilltarin socialist Mirush Osman Dema (Troci).

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...