Solidaritet, jo lojë me mjekët

Tuesday, 07 Prill 2020 11:48

Andi Bushati
Nëse ka një fenomen pozitiv në këto ditë të vështira, ai ndjehet në marëdhënien që një popull i tërë ka vendosur me mjekët. Në një vend ku i nxiren yçkla pothuajse gjithçkaje një solidaritet i tillë është i rrallë dhe ndoshta i papërsëritshëm. Dhe kjo nuk ka ta bëjë vetëm me duartrokitjet në ballkone, me thirrjet patetike pro njërit apo tjetrit, apo me këngë fëmijësh të kompozuara me urdhër nga lart.
Jo, kjo ndjenjë është ngjizur nga puna vetmohuese që një armatë infermierësh, reanimatorësh, mjekësh urgjence dhe infeksionistësh, po zhvillojnë përditë në terren. Ajo është përforcuar edhe shfaqja e papritur në ekrane e disa personazheve të reja, që i flasin publikut me profesionalizëm dhe kompetencë, larg mishmashit të zakonshëm që serviret rëndom në ekranet tona.
Mund të thuhet pa frikë se prezantimi me këta “heronj të kohës sonë”, siç përshkruhen në mënyrë prozaike nga admirues pa fantazi, ishte një nga befasitë më të bukura ta kësaj fatkeqësie.
Por, imazhi i mirë, besimi i rikthyer, poziviteti që ata kanë ngjallur, nuk duhet lënë të përdhoset nga përdorimi i politikës.
Një rrezik i tillë u pa pak ditë më parë nga shfaqja televizive që kryeministri zhvilloi me komitetin teknik të ekspertëve anticovid-19, përmes një telekonference.
Boll ta shohesh atë video (poshtë) që gjendet ende ne Facebook-un e Edi Ramës, për tu mbushur me trishtim edhe frikë. Me trishtim për përdorimin që u bëhet specialistëve për qëllime propagande, ndërsa me frikë për pamundësinë që ata të shprehin lirshëm mendimet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre.
Edhe mënyra se si qe ndërtuar mizanskena dhe se si qe vendosur kamera, ku kryeministri qëndronte i vetëm dhe përballë tij ishin rreshtuar, si tufë brenda ekranit të një kompjuteri, të gjithë ata që duhet të jenë vendimarrësit e vërtetë, të linte një shije të keqe. Por, përtej dukjes formale shqetësuese ishte përmbajtja.
Aty specialistët qenë ftuar për të mbështetur politikën qeveritare të kryerjes me kursim të testimit.
Pra fakti se ne jem një vend i varfër dhe me pak mundësi financiare, laboratorike dhe njerëzore për testim masiv, paraqitej si doktrinë e suksesshme shkencore.
Pra Organizata Botërore e Shëndetësisë që predikon të kundërtën, Koreja dhe Gjermania që e kanë provuar atë në praktikë, e paskërkan gabim dhe mundësia e mangët që qeveria e rilindjes i ka dhënë shndetësisë shqiptare është ajo e duhura.

Gjëtja tjetër që të bënte përshtypje në këtë “bashkëbisedim” ishte se askush nga të pranishmit, nuk parashtroi qofte edhe një kërkesë të vetme, nuk raportoi as edhe një mangësi, nuk guxoi të bënte qoftë edhe një sugjerim se si qeveria mund ti ndihmonte materialisht për mbarëvajtjen e gjendjes. Pra konkluzuoni, i kësaj “mbledhjeje pune” ishte se asgjë nuk mungon dhe se ekzekutivi i ka krijuar të gjitha kushtet.
Se si mundet që “gjeneralët” e luftës mos i kërkojnë as një armë më shumë, asnjë financim më tepër, asnjë përpjekje shtesë shtetit të tyre, këtë vetëm një regjizor i keq filmash propagandistikë mund ta mendojë. Se si mundet të organizohet një “takim pune”, ku ata vetëm raportojnë, por nuk sugjerojnë, këtë vetëm një maniak i fasadës mund ta imagjinojë.
Por, e keqja e ndodhive si kjo nuk është se atyre specialistëve iu vodh një gjysëm ore kohë e vlefshme nga beteja me koronavirusin, për të bërë propagandë. As se kjo i vendosi në rolin e palakmuar të komandantëve të një ushtrie që drejtohet nga Rama. Deri diku kjo do të qe e pranueshme.
Por, fakti se ata u rreshtuan aty për të kuruar imazhin e politikës kundër bindjeve shkencore të pranuara tashmë botërisht, ishte i rëndë. Po i tillë qe dhe mosguximi për te thënë disa të vërteta, për të bërë qoftë edhe një vërejtje, për të artikuluar qoftë edhe një kërkesë.
Ky pozicionim i specialistëve më të mirë të bejejës me koronavirusin, kris besimin e publikut në integritetin e tyre. Ai cënon atë ndjenjë të mrekullueshme solidariteti që u krijua këtë muaj përreth mjekëve. Ai i zbret ata nga piedestali i autoritetit të padiskutueshëm shkencor.
Qoftë edhe me llogari të thjeshtë, pushtetit politik i intereson me tepër ruajtja e këtyre vlerave, sesa përdorimi i mjekëve për nevojat e çastit. Pasi kjo luftë është e pamundur të fitohet, nëse ushtra nuk beson tek gjeneralët e vet. /Lapsi.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...