Andej fanfarë, përtej deklarata

Tuesday, 12 May 2020 13:35

Nga Qemal SAKAJEVA

Andej, jo aq larg në lindje te shtetit të Kosovës, në kufijtë më perëndimorë të Rusisë, të zhvendosura aty qysh në fillim të vitit 2014, pas aneksimit të Krimesë, përcillen vetëm fanfarë lajmesh. I pari ishte pushtimi sa hap e mbyll sytë në shkurt. Më 16 mars u shpall deklarata e pavarësisë. Pasoi me Krimenë si republikë ruse. Në korrik 2015, kryeministri Dmitri Medvedev deklaroi se Krimea është plotësisht e integruar me Rusinë. Presidenti Vladimir Putin, në revansh edhe ndaj Perëndimit, u sforcua  të ndërtonte një krahasim me Kosovën. Më vonë pasuan njoftime të tjera: duke qenë se Krimea ka lidhje tokësore vetëm me Ukrainën, Rusia nxitoi të ndërtonte urën detare 19 km në Ngushticën e Kerçit, më e gjata në Europë, që lidhi gadishullin me territorin rus. Në përurimin e saj mori pjesë vetë Putin i ulur në timonin e një kamioni të rëndë. U përurua dhe lidhja hekurudhore Shën Peterburg - Simfiropol 2741 km e gjatë, që kalon në të njëjtën urë dhe Putin qëndronte në lokomotivë në krah të makinistit. Dhe për të mos numëruar më shumë , më i fundit ishte përkujtimi i Ditës së Fitores më 9 maj edhe në Sevastopol. Të gjitha këto në 6 vjet.

Kurse përtej shtetit të Kosovës deri në perëndimin e largët, edhe 21 vjet pas luftës për çlirim nga pushtuesi serb, edhe 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, ka maratonë mbledhjesh e dialogu pa mbërritur në cak për shkak të Beogradit. Kjo vërteton të drejtën madhështore të Kosovës së vogë për të qenë e lirë dhe e pavarur.

Vetëm gjatë një jave - pa numëruar mbledhjet e panumërta çdo tre muaj në Këshillin e Sigurimit të OKB në kaq shumë vite (!) - domethënë që para Samitit Zagreb 2020 (më 6 maj) dhe tri ditë më pas, zhurma e deklarimeve për ndarjen ose jo të territorit të Kosovës ishte e pafre, që e trazon jetën dhe qetësinë e një populli në lirinë e vetë.

I pari ndër ta ishte Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE, i cili pa u drojtur i të qënit spanjoll - sepse  ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës - nuk u vonua në detyrën shumë të rëndësishme në Bruksel  e të miratonte  shkëmbimin e territoreve nëse duan palët sepse “nuk jeni më katolik se Papa”. Borrell nuk e cilësoi se kush është Papë në  Kosovë, ndërsa populli atje e di veten jo si Papë, por Zot.  Kur e thotë ky personalitet i lartë i BE, të lind mendimi: ky ka harruar se çfarë ndodhi në këtë tokë më 1999!

Pastaj pasoi një tjetër nga BE, komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi. Ai i mëshoi nisjes së bisedimeve Serbi - Kosovë dhe se marrëveshja nuk duhet të rrezikojë vende të tjera, por  lehtësisht tha se ”... shkëbimi i territoreve nuk është një çështje apo një çështje e dorës së  dytë”. Po si nuk qënka çështje apo është diçka e dorës së dytë  për popullin e Kosovës ndarja e saj?! Nëse përcaktohet një protokoll, atëhere radha vjen kësisoj: sovraniteti i territorit dhe pasurive natyrore janë çështja më jetike; pason demokracia si domosdoshmëri; zhvillimi ekonomik është mirëqënie e vendit; në fund fare vjen nëse Serbia e njeh pavarësinë, sepse ajo nuk kërkon falje për krimet,  ndërsa Kosova rron në hisen e vetë të diellit.

Foli nëpërmjet një video për televizionin Pink dhe ideatori i ndarjes, presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili me çfarë tha, të lë gojëhapur: “Kosova do të jetë e pavarur në të gjithë territorin e saj dhe kjo nuk është për fajin e Presidentit”. Ky sikur vjen nga tjetër planet, sepse nuk e di që Kosova është pavarësuar më 17 shkurt 2008. Ajo është dhe mbetet e pavarur.

Nuk mungoi as ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Bocan-Harçenko, i cili tha për gazetën Politika se “Ideja aktuale për ndarjen e Kosovës” mund të vlerësohet e vendoset nga Beogradi dhe Prishtina. Rusia me disa pushtime rreth e rrotull vetes, qënka për ndarje, sepse Serbia është për ndarje.

Prej përtej oqeanit Atlantik, e ngriti zërin ish-Sekretarja e Departmentit të Shtetit të SHBA,  Madlein Albright, gjatë një dikutimi në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Politikën e Jashtme, kryesuar nga Eliot Engel. Albrigt tha: “Çfarë ka ndodhur, fatkeqësisht, është se tani ka pyetje rreth kufijve dhe asaj se Kosova ka qenë pjesë e Serbisë, mirëpo mendoj se në shumë mënyra më duhet ta them këtë me keqardhje, se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështje me (presidentin serb, Aleksandar) Vuçiç dhe me atë që serbët kanë tentuar ta zhbëjnë, e që ka pasur për rezultat një spastrim genocidal, të cilin e ka dënuar komuniteti ndërkombëtar”.

Dhe për në fund: nuk është aspak e habitshme, që pasi Josep Borrell foli për territore e Papë, dhe në Kosovë reaguan disa zëra të rëndësishëm, madje dhe kryetari i LDK Isa Mustafa, heshti vetëm presidenti Hashim Thaçi! Apo edhe më keq, foli kështu: “Unë nuk jam këtu që të komentoj deklarimet e atij apo këtij zyrtari”. Ndoshta nuk pati guxim të mbronte idenë e vetë për korrigjimin e kufirit, por heshtja është miratim, çka do të thotë se ai s’ka pasur dhe s’ka shprehur pendim për aq shumë fjalime këmbëngulëse për shkëmbimin e territoreve. Në tulatje për një kohë të gjatë nga “jo-ja gjermane”, ndoshta ndjek me dëshirë ngadhnjimtari përpjekjet për ta nxjerrë korrigjimin e kufirit nga sirtari mbi tavolinë.

Rusia e fortë ka mundur ta heshtë Perëndimin për aneksimin e Krimesë.

Kosova e vogël duhet të dëgjojë deklarata,  të pafundme  në numër dhe në kohë, gjithashtu dhe të rezistojë përsëri si dikur ndaj regjimit serb, për të mbijetuar  atdheun nga një luftë ndryshe në kohë paqe të vështirë.

Modifikuar më E Enjte, 14 May 2020 16:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...