Një front qëndrese qytetare kundër diktaturës së mafias

Hënë, 18 May 2020 10:06

 

Nga Mark Marku
Edi Rama na ka sfiduar hapur. Në orët e para të mëngjesit teksa ka shembur godinën e Teatrit Kombëtar duke përfituar nga errësira, nga karantina, nga gjumi ynë ka zbritur në mes të Tiranës me gjithë arrogancën e organizatës mafioze që përfaqëson dhe ka realizuar ëndrrën e tij, projektin e tij të shpallur ditë pas dite në këto shtatë vjet qeverisje: vendosjen e shtetit diktatorial të mafias.

I ka shembur të gjitha iluzionet e një gjysme demokracie, i ka shqyer të gjitha maskat e një pseudoshteti ligjor, i ka lënë mënjanë të gjithë skrupujt. Ka hequr edhe iluzionin e fundit të atij që thoshte se ndoshta në një moment mund t’i kthehej arsyeja, se mund të tërhiqej nga projektet mafioze, se do të shkundej nga deliri autoritar.

Tashmë ai nuk është më kryeministri i vendit, nuk është në kryetari I PS-së, nuk është më politikani, është thjeshtë gangsteri i zbritur në shesh që zgërdhihet përballë artistëve dhe aktivistëve të rezistencës heroike për mbrojtjen e teatrit, përballë kritikëve, qytetarëve të irrituar, opozitës, presidentit të Republikës, drejtësisë, ambasadave të huaja dhe thotë po unë mundem: unë e shemb teatrin dhe shtetin ligjor, unë e kthej në rrënoja demokracinë shqiptare, unë ju rrah, ju fus në burg, ju heq të drejtat, bëj c’të më dojë qejfi. Po ju a mundeni?

Cosa Nostra ka dalë në rrugë edhe pse Europa nostra është e trishtuar. Këtu tashmë gjithçka është e qartë. Problemi është nëse do t’i përgjigjemi sfidës së tij apo do të nënshtrohemi. Në këtë kuptim ai i ka bërë të qarta rregullat e tij. Shoqëria, opozita, grupet e ndryshme duhet t’i ndryshojnë edhe ata rregullat e lojës. Duhet të përgjigjen me të njëjtën mënyrë. Gjithçka tjetër është nënshtrim.

Tani nuk ka më politikë. Tani duhet krijuar fronti i përbashkët i rezistencës qytetare. Me të gjithë ata që ndjehen të kërcënuar nga shtetit gangster. Fronti i I qëndresës qytetare duhet zgjeruar me të gjithë ata që duan t’i përgjigjen sfidës së shtetit gangster, që e pranojnë sfidën e tij. Edi Rama na i ka sqaruar gjërat, për sot e për nesër, përgjithmonë. Ose rezistojmë ose nënshtrohemi. Sot është vonë, nesër do të jetë edhe më vonë, pasnesër…. Unë për vete e pranoj sfidën!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...