Rasti Luan Daci-SPAK tregon për Vetting të kontrolluar dhe të manipuluar nga PS

Hënë, 25 May 2020 14:56

-Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la dje në fuqi vendimin e Prokurorisë Speciale (SPAK) për pezullimin nga detyra të Luan Dacit, anëtar i Kolegjit të Apelimit në Veting. Luan Daci, sipas SPAK, rezulton se ka falsifikuar dokumentet dhe ka fshehur shkarkimin nga detyra si gjyqtar në vitin 1997. Po sa gjyqtarë e prokurorë ka shkarkuar Daci, ndërkohë që vetë ishte me “shkarkim” nga drejtësia? Pse parlamenti i Rilindjes nuk ka kërkuar me kohë largimin e tij apo e ka përdorur si presion për të palosur të tjerët dhe tani e largon si “kokë turku”?

Luan Daci, sipas SPAK, rezulton se ka falsifikuar dokumentet dhe ka fshehur shkarkimin nga detyra si gjyqtar në vitin 1997. Lajmi për pezullimin nga detyra të Luan Dacit u paraqit në media sikur një tjetër gjyqtar ra në kthetrat e vettingut. Në fakt, situata është më e rëndë sesa kaq. Gjyqtari që u kap me dokumente të falsifikuara është vet një nga njerëzit që kanë bërë vettingun. Falsifikimi i dokumenteve është një shkelje që nuk e lejonte Luan Dacin të ushtronte detyrën si gjyqtar i thjeshtë, sipas ligjeve të drejtësisë së re. Por që prej vitit 2017 ka qenë në krye të Vettingut dhe ka marrë vendime për shkarkimin te sa e sa prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend. Anëtarët e Kolegjit të Apelimit gëzojnë atributet e Gjykatës Kushtetuese dhe janë shkalla e fundit ku një i prekur nga vettingu ankimonte vendimin e komisioneve të nivelit të të ulët. Luan Daci është njeriu që u përzgjodh mes gjithë juristëve të Shqipërisë si figura më e pa kompromentuar dhe do të jepte siguri për drejtësinë e re. Duhet të ishte juristi me jetëshkrimin më të pastër dhe figura që në karrierën e tij nuk duhet të kishte asnjë cen. Duhet të ishte gjithashtu juristi më i kontrolluar nga gjithë institucionet e vendit, përfshi dhe shërbimet ndërkombëtare. Për shkak se Luan Daci bashkë me disa juristë të tjerë kanë pasur në dorë fatin e gjithë njerëzve të drejtësisë në Shqipëri, dosja e falsifikuar e tij, vë në pikëpyetje jo thjesht karrierën personale, por gjithë vendimet që ai ka dhënë. Me vendimin e SPAK që e njeh të falsifikimin e jetëshkrimit, kushdo që është shkarkuar nga detyra me firmën e Luan Dacit  i lind e drejta që të kundërshtojë vendimin. Sepse një gjyqtar që është larguar nga detyra pas 30 vitesh karrierë, sepse nuk justifikonte dot 2 mln lekë të vjetra, fare mirë mund të padisë Kolegjin e Apelimit që ka mbajtur brenda tij një jurist që ka mashtruar përballë ligjit.

 

Historia e emërimit të Luan Dacit në Kolegjin e Apelimit është dhe një detaj që tregon sesi Partia Socialiste futi në strukturat e drejtësisë njerëz me probleme të rënda ligjore. Tre vite më parë, kur Luan Daci kandidonte dhe u pyet në Parlament nga deputetët e PS-së për karrierën e tij pikërisht problemi i falsifikimit të shkarkimit u shmang. Mjaftonte vetëm një verifikim i thjeshtë i vendimeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 1997 për të zbuluar se njeriu i ri i Vettigut kishte pasur probleme serioze me ushtrimin e detyrës. Socialistët në komision bën sikur nuk e vunë re problemin që kishte karriera e Luan Dacit dhe e votuan si anëtar të Kolegjit të Apelimit. Duke mbyllur sytë para falsifikimit, mbase socialistët ja përdorën cenin në biografi kur u është dashur të marrë vendime të diskutueshme për gjyqtarë dhe prokurorë. Dhe Luan Daci në shumicën e vendimeve që ka marrë ka votuar për shkarkime dhe hedhje në rrugë të kolegëve të tij në gjykata dhe prokurori. Një pjesë e juristëve që u shkarkuan nga Vettingu e meritonin largimin dhe zhveshjen e togës së zezë, por çështja është se me çfarë morali një gjyqtar që është vet i shkarkuar të vendos, për kolegët e tij? Dhe a ka shkarkuar dhjetra gjyqtarë e prokurorë padrejtësisht vetëm se ia ka kërkuar PS-ja , sepse ata e dinin se kishte njolla në CV e punës?

Detaje për karrierën e Luan Dacit janë publikuar në media disa kohë më parë, e megjithatë askush nuk u vu në lëvizje. As institucionet e vettingut dhe as ndërkombëtarët që monitorojnë zbatimin e reformës. Sot jemi para faktit kur shkelja është provuar nga prokuroria dhe gjykata, pavarësisht se Luan Daci do ta apelojë vendimin. Cilido qoftë vendimi përfundimtar, historia e anëtarit të Kolegjit të Apelimit i rendit gjithë vendimet që ka dhënë në këtë trupë gjykuese si procese të dyshimta.

Dhe nuk është vetëm ky, por ka edhe të tjerë në Vetting që veprojnë nën mënyra të dyshimta

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...