Rama kërkon pazar për të shpëtuar veten pas zgjedhjeve

Saturday, 11 July 2020 09:17

Rama kërkon pazar për të shpëtuar veten pas zgjedhjeve
Lulzim Basha ka zbardhur një ofertë-pazar sekrete që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj kreut të opozitës gjatë kohës që negociohej reforma zgjedhore. Sipas deklaratës së kreu të PD-së, Edi Rama nuk ka pasur hallin e listave të zgjedhjeve, standardeve elektorale apo parimeve demokratike. E thënë troç, kryeministri ka kërkuar nga PD që të eliminonin gjithë partitë e tjera politike me një marrëveshje të re, me pas Edi Rama të zgjidhej president dhe Lulzim Basha të behej kryeministër, edhe me votat e PS. “Për një muaj e gjysëm, Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuaj çdo ditë me të njëjtin mesazh “Ti kryeministër, unë president, vetëm të heqim koalicionet.”… Edi Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. “heqim koalicionet dhe ti kryeministër, unë president”,- deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha duke saktësuar se oferta-pazar është bërë gjatë muajve të fundit. Edi Rama e kundërshtoi këtë deklaratë, por e bëri në një mënyrë të tillë që as socialistët nuk e kanë besuar liderin e tyre.

Pazari që ka ofruar Edi Rama krijon një panoramë të qartë se asaj se çfarë kërkon kryeministri dhe si e mendon ai zgjidhjen e krizës politike dhe daljen e vendit nga rrënimi i demokracisë. Ëndrra e Edi Ramës për tu bërë president nuk lidhet me ambiciet e tij politike. Kryeministri nuk lë rast pa përmendur se do të iki nga politika aktive nëse nuk votohet më nga qytetarët. Në fakt, qytetarët kanë kohë që nuk e votojnë, por kreu i rilindjes ka mbijetuar këto vite falë manipulimit të zgjedhjeve, makinacioneve politike, pazareve dhe një mbështetje ndërkombëtare që deri pak muaj më parë nuk i mungonte. Qëndrimet ndërkombëtare që tashmë i ka kundër, sondazhet që tregojnë se PS-ja ka rënë në gropë elektorale ja heqin çdo shpresë fitoreje Edi Ramës në një garë të ndershme. Kryeministri e di që nuk fiton më, por nuk i druhet vetëm humbjes. Ajo që e frikëson atë dhe njerëzit e afërt të tij është ndëshkimi i drejtësisë që mund të bjerë mbi ta pasi pushteti t’u ketë ikur nga duart. Frika nga ndëshkimi, për krimet kushtetuese dhe korrupsionin jo të vogël që kanë bërë këto vite, e ka detyruar Edi Ramën të ofrojë pazar. Ky pazar nuk ka lidhje me socialistët, PS-në apo dhe njerëzit e tij të rilindjes. Është një pazar politik që lidhet vetëm me fatin personal të Edi Ramës. E thënë ndryshe, duke bërë marrëveshje me PD-në dhe duke marrë postin e Presidentit Edi Rama mendon për fatin personal duke shpëtuar kokën. Është një llogari që lë jashtë loje PS dhe gjithë mbështetësin e tij, por puna ka ardhur në pikën që kreu i rilindjes i duhet të mendojë për fatin personal.

 

Njeriu që erdhi në krye të qeverisë si rilindas, si reformator dhe shpresë për të majtën dhe vendin, tani bënë llogari meskine dhe po e mendon ikjen nga pushteti si një pazarxhi i vogël që kërkon shpëtim me patjetër. Refuzimi i ofertës nga Lulzim Basha dhe PD shpjegon daljen nga binarët ligjor të PS për marrëveshjen e 5 qershorit në Ambasadën e SHBA. Kryeministri nuk i fiton dot zgjedhjet përballë opozitës së bashkuar. Nuk ka asnjë shans që të marrë një mandat tjetër me një parti që e ka kthyer në garnizon të të korruptuarave dhe njerëzve që s’kanë lidhje me të majtën. Daljen nga kjo situatë e sheh vetëm duke kërkuar pazar. Është gati të shesë PS, miqtë, bashkëpunëtorët dhe këtë se ka për herë të parë që bën, vetëm që të shpëtojë kokën.

Frika e bën çdo njeri dhe politikan që të hidhet në akte nga më të paimagjinueshmet. Një akt të tillë prej njeriu të dëshpëruar e pamë dhe dje, teksa doli me Taulant Ballën të sulmonte Departamentin Amerikan të Shtetit, Ambasadën e SHBA, BE, Bundestagun dhe këdo nga miqtë e Shqipërisë që i kërkon votimin e reformës zgjedhore. Asnjë kryeministër nuk ka sulmuar në këtë mënyrë dhe me kaq arrogancë BE dhe SHBA. Këto sulme nuk tregojnë trimëri politike. Më shumë se kaq dëshmojnë shenja frike dhe paniku të një politikani që e di se cili është fundi i tij. Për shkak të kësaj frike behet dhe më i rrezikshëm, sepse nuk do të heq dorë nga pazaret për të shpëtuar kokën. Sepse dhe sabotimi i reformës me opozitën false në Kuvend nuk ka lidhje me listat apo standardet e votimeve, por për Ramën është një mundësi për vijimin e pazarit. Nuk i intereson më PS, Kushtetuta, ligjet, integrimi, demokracia apo parimet.

Është i gatshëm t’i bëjë vendit gjithë të zezat, vetëm ai të shpëtojë. Për këto arsye duhet ndalur që marrëzia me kosto të rëndë për vendin të shkojë më tej. Duhet ndalur, së pari nga ndërkombëtarët që e mbështetën atë të arrinte deri këtu. Duhet ndalur nga socialistët që sot janë si mall shkëmbimi me vlerë të ulët në duart e një njeriu dhe mbi të gjitha, duhet ndalur nga opozita, si e vetmja alternativë që ka vendi.

Opozita të marrë edhe hunjtë ndaj Rilindjes, por të vendos demokracinë.

Modifikuar më Saturday, 11 July 2020 09:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...