Çfarë do ndodhë me superfuqinë e SHBA? ‘DW’ publikon sondazhin: Në dekadat e ardhshme, Kina do ta…

E mërkurë, 15 July 2020 11:09

A po e humbasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontrollin e epërsisë botërore? Sipas një sondazhi të fundit shumë persona në Gjermani mendojnë se në dekadat e ardhshme Kina do ta zëvendësojë SHBA-në si superfuqi botërore. 

Rreth 42% e gjermanëve mendojnë se ka të ngjarë që në dekadat e ardhshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bien nga pozicioni i tyre si fuqi udhëheqëse botërore, dhe të zëvendësohen nga Kina. Ky është rezultati i një anketimi të publikuar të martën.

Vetëm 14% e të anketuarve nga instituti i sondazheve YouGov me qendër në Britaninë e Madhe medojnë se SHBA do të vazhdojë ta ruajë epërsinë e saj. Rreth 23% ishin të pavendosur dhe 22% nuk ​​iu përgjigjën pyetjes së sondazhit, “Cili vend, SHBA apo Kina, do të jetë sipas mendimit tuaj më i fuqishëm gjatë 50 viteve të ardhshme?”

US-Präsident Trump hält Gesichtsschutz hoch (Reuters/L. Millis)
Opinionet për këtë çështje ndryshonin në varësi të partive për të cilën votonin të intervistuarit. Përkrahësit e partisë E Majta parashikojnë me shumicë dominimin e ardhshëm të Kinës kundrejt SHBA-së (54%), Në mënyrë të ngjashme mendojnë edhe përkrahësit e partisë liberal demokrate FDP dhe të partisë mjedisore Të Gjelbërit (52%).

Ndër votuesit që mbështesin partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë kishte më shumë që mendonin se SHBA do të vazhdojë të mbetet fuqi mbizotëruese botërore, por edhe ndër vetëm 17% u përgjigjën në favor të SHBA-së.

Sondazhi u krye nga data 10-12 korrik, dhe të të morën pjesë 4,054 vetë të moshave 18 vjeç e sipër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...