Çim Peka:Nuk është ai që duam, por ai që duhet

Hënë, 27 July 2020 08:40

 

Nga: Çim Peka
Vota dhe përgjegjësia politike, stabiliteti politik, efikasiteti qeverisës, cilësia rregullatore, sundimi i ligjit, kontrolli ndaj korrupsionit janë elementë vetëm të kriterit politik që përcaktojnë fundin e tranzicionit. Si të tillë, sa herë që vendi futet në proces zgjedhor, politika dhe media i rikthehen temës së mundësisë së dhënies fund të tranzicionit. Një debat i tillë është ndezur dhe kësaj radhe. Ndaj dhe nuk është për t’u habitur që skalioni mediatik që në 2013 dhe në 2017 na paraqisnin Edi Ramën si liderin apolitik, i cili do të sillte fundin e tranzicionit në Shqipëri, sot i mëshojnë idesë se Lulzim Basha nuk përfaqeson as rotacion, e as mundësinë e dhënies fund të tranzicionit. Edhe pse së paku sot duhej të heshtin në shenjë pendese, ata sot janë në sulm sipas një skenari të mirëcaktuar nga zyra mediatike e kryeministrit në hall. Një nga mënyrat më efikase të propagandës është që në pamundësi mbrojtje, kundërshtari duhet të baltoset sipas teorisë që ‘ja iku ky, por nuk ka kush vjen’.

 

Profili i alternativës ndaj Ramës për shumëkënd nuk është ai që ne kemi në mendjen tonë, por ai ekziston, dhe ekziston në formën dhe përmbajtjen e Lulzim Bashës. Me të mirat dhe të këqijat e veta. Lulzim Basha për shumicën e shqiptarëve është lideri atipik. Ai nuk ngjason me asnjërin. As me Berishën, as me Nanon, as me Ramën, e as me Metën. Pjesa dërrmuese e opozitës kanë pritur të shohin te Basha një version të ri të Berishës, një kopje të tij, të veshur me një ambalazhim tjetër.

Një pjesë tjetër kanë pritur të shohin një opozitarizëm të tipit Rama, të shkatërrimtarit, të anti-kompromisit, të atij që i vë flakën gjithçkaje për të ardhur në pushtet. Një pjesë kanë pritur të shohin te Basha pazarxhiun e tipit Nano, të atij që ulet me këdo, që bën çdo lloj kompromisi në funksion të ambicieve të tij politike. As bulldozerin Meta nuk e kemi parë te Basha. Dhe me sa duket, aseti më i madh i Bashës në këtë përballje finale për të dhe për shumë të tjerë, është ajo për çfarë nuk është sesa ajo për çfarë është. Si për shumë të tjerë, edhe për mua Lulzim Basha nuk është ai që doja të ishte. As nuk duhej të kishte bërë gjërat që ka bërë. Më së paku nuk duhej të bënte marrëveshjen e 2017-ës, dhe betejën e bojkotit duhej ta çonte deri në fund, duke mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 2019-ës. Por duke mos qenë ai që ne duam, është pikërisht modeli i kundërt i politikanit të tranzicionit. Përballë Edi Ramës ai ndryshon si dita me natën.

Për mua, Edi Rama nuk ka përfaqësuar kurrë modelin e politikanit që mund t’i jepte fund tranzicionit politik. Përkundrazi, ai përfaqëson ekstraktin më negativ të një supe ku përzihen që nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta. Me pak fjalë, merr elementët më negativë të personazheve të mësipërm, përzieji dhe të del Edi Rama. Aty gjen megalomanin, banditin, frikacakun, trafikantin, të shiturin, të blerin, të kapurin peng, viktimën, agresorin, fetarin, ateistin, amoralin, shantazhuesin, të shantazhuarin. Çfarë nuk gjen te ai.

Përballë tij është Lulzim Basha. Dikush që u fut në politikë plot 15 vjet pas Edi Rames, sa gjysma e periudhës së tranzicionit. Dikush që kudo që shkoi në funksione publike kishte nga një prioritet madhor, të cilin pati rol të rëndësishëm ta realizonte. Ishte Ministër i Transporteve në kohen kur u nisën dhe përfunduan projektet më madhore infrastrukturore në historine e vendit. Ishte Ministër i Brendshem në procesin e liberalizimit të vizave. Ishte Ministër i Jashtëm në kohën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Historia e tij në Bashkinë e Tiranës ishte ndryshe. Me katrahuren e bërë në Tiranë para dhe pas Bashës, fatkeqësisht ai sot del personazh pozitiv për atë që nuk bëri sesa për atë që bëri. Së paku nuk e shkatërroi Tiranën siç bëri Edi Rama, dhe as nuk e ktheu në lavatriçen e pastrimit të parave, siç po bën Erion Veliaj.

Profili individual i Lulzim Bashës, duke qenë ai që ne nuk donim të ishte, më rezulton të jetë pika më e fortë e tij. Ai nuk është as Berisha, as Nano, as Rama e as Meta. Duke mos qenë i tillë, nuk përfaqëson as liderin populist. Nuk është një politikan, të cilit i shkojnë pas militantë të verbër. As nuk ka militantë që janë të gatshëm të japin jetën për të.

Fatos Nano kishte që jo vetem i vinin pas, por ishin gati të sakrifikonin shumë gjëra për të. Ilir Meta vazhdon të ketë fanatikët e tij, dhe militantë që janë të gatshëm të shkojnë në luftë për të. Sali Berisha është histori dhe nivel tjetër. Pra, liderë politikë që kanë adhuruesit e tyre, por edhe kundërshtarët e urryesit më të flaktë. Edi Rama është ndryshe. Ai nuk ka adhurues. Ai ka vetem një grusht rilindësish, dhe pjesën dërrmuese që e urrejnë, jo vetëm demokratë, por edhe socialistë. Dy elementë thelbësorë që analizohen nga sondazh-bërësit mbarë botës janë niveli i pozitivitetit dhe i negativitetit ndaj liderit. Ndryshe nga eksponentët e tranzicionit, Lulzim Basha nuk ka nga pas militantë, të cilët janë të gatshëm ta japin jetën për të. Por as nuk ka negativitetin apo urrejtjen e elektoratit opozitar ndaj tij. Pikërisht këtu fillon fundi i tranzicionit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Korçë, varfëri ulëritëse/ DENONCIMI i koordinatorit të LSI: Babëzia e rilindjes nuk njeh kufij

Politikë

Korçë, varfëri ulëritëse/ DENONCIMI i koordinatorit të LSI: Babëzia e rilindjes nuk njeh kufij

  Nga Petrika MELE, koordinator i LSI-Korçë Varfëri ulëritëse dhe infrastrukturë mesjetare vetëm 1 km larg Korçës! Ujrat e zeza dhe mbetjet urbane janë makthi i përditshëm i banorëve. Mungesa e ujit të pijshëm...

Korce/Braimllari:Banorët pa ujë e pa rrugë nga qeverisja klienteliste e Ramës

Politikë

Korce/Braimllari:Banorët pa ujë e pa rrugë nga qeverisja klienteliste e Ramës

  Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari prej disa ditësh është zhvendosur në Korçë, sipas së cilit është braktisur nga qeveria, nga ku denoncon problemet e shumta që hasin banorët. Këtë...

Caka: Efekti domino i korrupsionit të Rilindjes, mijëra qytetarë pa punë

Politikë

Caka: Efekti domino i korrupsionit të Rilindjes, mijëra qytetarë pa punë

  Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, ka komentuar një raport nga Zëri i Amerikës, i cili analizon tre krizat me të cilat po përballet vendi. Sipas saj, korrupsioni i qeveria ”Rama”...