Karahasimi/Ndryshimi 180 gradë i Ramës për shkarkimin e Metës

Tuesday, 28 July 2020 09:37

 

Edi Rama e çoi veten deri në pikën ku të talleshin me të edhe sharlatanët e opozitës parlamentare, madje dhe një socialist tradicional si Bashkim Fino, me fjalimin që mbajti në kuvend, se përse nuk duhej të shkarkohej Ilir Meta.

Ai u mundua të justifikohej me një argument të vetëm, atë të një shumice që përpara mendimit të saj, rerspekton verdiktin e pavarur të komisionit të Venecias.

Kryeministri theksoi disa herë se sipas gjykimit të Venecias “shkeljet nuk janë mjaftueshmërisht të rënda për ta shkarkuar presidentin”.

Por, kjo gjuhë e butë, pa tallje, fyerje akuza për komplot, puç të financuar nga jashtë, pengim të drejtësisë, apo integrimit në BE, ra kjo kthesë 180 gradë, bie kryekëput ndesh me fjalimin e mbajtur në të njëjtën sallë, pikërisht një vit më parë, kur Rama kërkoi për herë të parë, shkarkimin e presidentit.

Atëhere sipas tij, Ilir Meta që kishte ndërrmarrë një “qorrmarshimin e tij vetëshkatërrues”, duke ç’dekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjesh kishte ndaj qeverisë një “armiqësi e ushqyer nga dëshpërimin prej disfatës së turpshme të planit antikombëtar të hedhjes në erë të zgjedhjeve, që synonte si pasojë imediate pengmarrjen e drejtësisë dhe pengimin, mundësisht në pafundësi, të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian”.
Në atë fjalimtë një viti më parë pasi artikuloi me siguri disa herë se presideti “e ka shkelur rëndë kushtetutën”, Rama tha se: “Ilir Meta duhet hetuar dhe ndëshkuar deri në fund nga ky Kuvend dhe reagimi ynë ndaj tij, si deputetë të këtij Kuvendi, duhet të jetë frontal”.

Ai argumentoi edhe se përse duhej të ndodhtë kështu: “Si mund të ketë Shqipëria e sotme, Shqipëria në NATO, Shqipëria kandidate për në Bashkimin Europian, një kryetar shteti që duket si një aktor komik që imiton Presidentin e Republikës; Një kryetar shteti që, kur flet seriozisht, të bën për të qeshur dhe kur flet me të qeshur, të bën për të qarë; Një kryetar shteti që e parafytyron veten si një Vojo Kush me kravatë mbi çatinë e ambasadës së Bashkimit Europian dhe që e imagjinon ambasadën amerikane si topin ku vendos gjoksin e tij prej Mic Sokoli me kostum banjoje”?!

Për këto arsye, Rama u bëri thirrje, korrikun e shkuar, deputetëve karagjozë të opozitës së re që sot arritën e u tallën me të, që të votonin njëzëri kundër Metës: “Shkarkimi nga detyra e lartë e kreut të shtetit e këtij personazhi, i cili risolli në skenën e historisë sonë si president Haxhi Qamilin, është një lëvizje me detyrim-përcaktim i këtij Kuvendi dhe është një detyrim i çdo deputeti që nuk e ka harruar betimin përpara Kuvendit”.
Pra nuk është vetëm ndryshimi i qëndrimit politik, mes shkarkimit ose jo shkarkimit të presidentit, por edhe argumetat e ofruara, gjuha e përdorur, ekzistenca apo mungesa e fyerje dhe përçmimit, që flasin për ndryshimin radikal të ramës brenda një viti. Dhe kaq mjfton për të kuptuar se në të dyja rastet ai është po i njëjti actor i keq, që luant të njëjtin rol me librete të ndryshme. Dhe kjo e bën më qesharak në të dyja qëndrimet edhe në të sotmin edhe në të djeshmin.

©Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...