Ish-ministri i PS:SPAK të hetojë llumin e pushtetit të Rilindjes

E Enjte, 10 September 2020 15:25

 

Ish-ministri i Partisë Socialiste, Arben Malaj shprehet se SPAK duhet të hetojë abuzimet e qeverisë “Rama”. Duke folur për ndryshimet në qeveri, Malaj shprehet lëvizjet ndodhin dhe për shkak të skandaleve dhe korrupsionit. “…Ndoshta do të ishte e nevojshme që të ketë lëvizje për shkak të skandaleve dhe korrupsionit, ndoshta shpëton edhe kryeministri nga problemet. Ka ardhur koha që SPAK të veprojë. Në llumin e pushtetit të Rilindjes, ka qeveritarë që kanë abuzuar dhe duhet të përgjigjen. Ka dallim mes socialistëve dhe Rilindjes. Shqiptarët kanë nevojë për një shpresë të re. Besa Shahini nuk i ka asnjë faj, thjesht ka pranuar ofertën për të qenë ministre e Arsimit”, tha Malaj në një intervistë për “News 24”.

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se pandemia ka sjellë pasoja të shumta ekonomike në vend. Malaj theksoi se Shqipëria mund të shkojë në një krizë borxhesh. “Duke ndjekur edhe institutet ndërkombëtare,. vendi përballet me disa kriza. Kemi krizë ekonomike, që e shton keq-qeverisja. Kriza bën që njerëzit të jenë të paqartë. Njerëzit janë të paqartë, janë të pasigurt. Pasiguria ka efekt negativ në ekonomi. Një ekonomi ku nuk investohet, ka probleme shumë. Uroj të mos rriten kostot e borxhit. Nëse do të rriten kostot në nivele kërcënuese, mund ta paguajmë me taksa. Pati rritje të papunësinë, është rritur varfëria dhe askush nuk duhet të braktisë të varfërit. Kështu do ushqenim të ikurit. Biznesi nuk është i etur për të marrë borxhe, nëse nuk ka siguri për rritje të ekonomisë në vend. Problemi është që ky borxh a na ndihmon për rritje ekonomike. Shteti duhet të harxhonte në mënyrë të mençur më shumë. Covid-19 solli tkurrjen e biznesit. Rama po ndjek modelin e rritjes së borxhit”, tha Malaj.

 

Arben Malaj u shpreh se nuk mundet që Shqipëria e varfër të përballojë këtë krizë borxhesh. “Shqipëria mund të shkojë në krize borxhesh. Nuk mundet Shqipëria e varfër të përballojë një borxh kaq të madh. Ka hyrë në borxhe edhe Kroacia, por ka një ekonomi më konkurruese. Është kosto shumë e madhe borxhi për taksa-paguesit shqiptarë. Edi Rama mund t’i çojë shqiptarët në një krizë borxhesh.

Jam dakord që këto ndodhin në vende në zhvillim, por ekspertët flasin prsh që mos të harxhohen para publike në projekte me shumë para, që janë në kurriz të taksa-paguesve. Disa projekte duhen parë me prioritet. Duhet përgjegjshmëri për të krijuar zhvillim të qëndrueshëm. PPP nuk janë zgjidhja e vetme e zhvillimit”, u shpreh Malaj.

Më tej, Malaj tregoi sesi turizmi pësoi rënie të madhe këtë vit, ndërsa shtoi se edhe negociatat nëse hapen apo jo për Shqipërinë, kanë ndikim në ekonomi.

“Turizmi pësoi rënie të madhe këtë vit. Qeveria ka vetëm propagandë në rrjetet sociale, ndërsa realiteti është i hidhur. Zoti Ahmetaj për mua nuk ka kredibilitet të flasë për shifrat. Qeveria jonë ka investuar të papunët, por nuk është kjo zgjidhja. Zgjidhja është të gjesh mundësi punësimi. Në vend nuk u mblodh parlamenti shqiptar, por bëri pushime. Negociatat do të ishin pozitive për ekonominë. Nëse ka ngecje në negociata, edhe institucionet ndërkombëtare ngurrojnë të investojnë. Është e papranueshme që Rilindja të bllokojë procesin e integrimit të vendit. Unë besoj se politikanët tanë e dinë, por ne vetë-pengohemi me problemet tona”, përmbylli Malaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...