Turpi i fundit i Besës, dorëheqja para fallxhorit….!

Tuesday, 15 September 2020 17:39

 

Në histori shtetesh, qofshin ato edhe si “republikë bananesh” si kjo e Rilindjes, ka një protokoll shtetëror, edhe kur dorëhiqesh nga një detyrë e rëndësishme, siç është ajo e ministrit. Ministrja e Arsimit Besa Shahini rendi në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të pirë një kafe dhe bashkë me të shkoi edhe pasardhësja e saj Evis Kushi, deputete e qarkut Elbasan.

Besa do jepte dorëheqjen, por jo me dokument, duhet ta bënte live para kryeministrit ku kamerat e ERTV-së (Edi Rama Televizion) u ndezën dhe çaku numëroi mbrapsht; 3, 2, 1, gati…!

Besa e nisi me falenderime për kryeministrin, për atë që e quajti si privilegj dhe më pas renditi “arritjet” që sipas saj e kanë çuar arsimin shqiptar nga maja në majë. Pikërisht në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor, mes pandemisë së koronavirusit dhe kaosit nëpër shkolla ajo jep dorëheqjen. Rama rrinte si “pasha” në zyrë, ndërsa përballë kishte dy femra që ndërruan pozitat. Njëra hipi, tjetra zbriti! Në sfond dukeshin pikturat e tij, sa ishte e vështirë të kuptohej nëse ndodheshe në ndonjë paradhomë ku pulsojnë dritat me nuanca të kuqe, apo në zyrën e kreut të një qeverie

Të kërkosh moral dhe seriozitet është e tepër për qeverinë, por vendi i përzgjedhur për të bërë këtë spektakël të dobët ishte edhe më fyes për qindra mijëra prindër në të gjithë vendin që sot e në vijim nuk do të bëjnë të qetë gjumin, duke u mbetur sytë nga dyert e shkollave, aty ku pasiguria për fëmijët është mjaft e madhe.

Ndërsa Besa Shahini qëndronte në divanin e rehatshëm të zyrës kryeministrore, Rama ngjeshej pas kolltukut dhe bënte rolin e babaxhanit, duke instruktuar edhe zonjën e ekzaltuar Kushi që dukshëm shfaqte gëzim për atë post ministror.

Nga ana tjetër, Besa duhet ti qëndronte skenarit pikë më pikë, deri në pikën e fundit edhe për fjalët që do të thonte dhe në fund të tre bashkë pinë nga një kafe. Fatin politik e kishin të “shkruar” në filxhan, ku Rama është fallxhori më me zë në krye të qeverisë. Largimin e Shahinit e motivoi jo me performancën e dobët, por me kërkesën e saj për të qenë më e pranishme pranë familjes që ka në Prishtinë. Në fakt ky është absurdi që po shitet si arsye, pasi Tirana dhe Prishtina janë vetëm tre orë larg dhe me makinë ministrie, bëhet edhe për pak më shumë se dy orë…

Distanca Tiranë-Prishtinë nuk u shtua gjatë kohës që Besa ishte ministre dhe nëse do e kishte pasur këtë merak ajo nuk duhet ta kishte pranuar postin që në fillim. Ti kërkosh llogari Besës për paaftësi dhe kaos organizativ është e tepërt, sot dështimi i dukshëm është i kryeministrit, i cili për të bërë zhurmë përzgjodhi dy personazhe tërësisht anonimë nga Kosova për tu varër në qafë një këmborë të rëndë; Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Arsimit. Besa iku, por ka mbetur edhe Gent Cakaj, ky 28-vjeçar që u shit si erudit, por i mbeti në derë Ramës, i cili as e shkarkon dot, por ai as nuk dorëhiqet. Fundja mirë e ka, po shtyn i qetë muajt si Ministër i Jashtëmj me autorizimin e Ramës, sepse e sigurt është se në jetë nuk do i jepet më shansi që i erdhi me propozim të bacës Baton Haxhiu dhe me miratim të Ramës!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...