Rekomandimi, si e shtyu me protesta Rama paranojak e haluçinant

E Enjte, 19 Prill 2018 13:48

Edvin Kristaq Rama po e kremton me Saimir Trafikun raportin pozitiv të Komisionit Evropian. Meqë jam në këtë temë dua të shtroj vetëm dy probleme. Ky paranojak haluçinant mendon se ky proces, të cilin e shtyu në mënyrën më të pamerituar për shqiptarët, është vepër e tij. Në fakt shtyrja dhe pasiguria janë vepra të tij.

Rekomandimi për hapjen e negociatave nis me firmosjen e MSA, nis me firmosjen e kërkesës dhe pranimin e kësaj kërkese nga BE për Shqipërinë në rrugën e vendit anëtar të BE, nis me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, nis me heqjen e vizave, nis me rekomandimin e KE në 2012-2013, që ky e bllokoi. Në të gjitha këto ngjarje Edvin Kristaq Rama ka qenë kategorik kundër, ka futur bilbila në Kuvend kundër Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ka lëshuar deklaratat më të pafytyra kur unë dorëzova kërkesën për Shqipërinë si vend anëtar në BE, e cila u firmos me një ceremoni solemne në Pragë; ka protestuar me portrete të Enver Hoxhës kur ne morën anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka botuar dhe dhjetëra emaile dhe bëri turin me sloganin “Hap kutitë që të çlirojmë vizat”, mashtroi dhe shtyu për tre ligje statusin e vendit kandidat.

Përsëri, të gjithë ata që e lexojnë këtë raport, është pothuajse absolutisht njësoj me raportin e 2016 ku u rekomandua. Nëse sot ka një armik të vërtetë, dhe unë uroj që vendet anëtare t’ia japin Shqipërisë, dhe unë i ftoj t’ja japin, por nëse ka një armik të vërtetë është Edi Rama, i cili në momentin kur i dorëzohet raporti nga përfaqësuesja e lartë e BE, me gjuhë rrugaçi ordiner u dërgon mesazhe parlamentarëve, të cilët me argumentat dhe qëndrimet e tyre kanë në rol përcaktues në hapjen e negociatave, pra u dërgonte mesazhe deputetëve gjermanë në mënyrën më të pafytyrë, të cilët janë shtylla e Bundestagut dhe janë njerëz me autoritet të padiskutueshëm dhe dashamirësi të madhe për Shqipërinë. Edi Rama pra, me këto shfazime e qëndrime kërcënon në mënyrë shumë serioze hapjen e negociatave këtë vit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...