Malltezi: Me aferën e inceneratorëve, zyrtarët kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal

Tuesday, 20 October 2020 10:20

 

Partia Demokratike depozitoi sot në SPAK një padi për çështjen e inceneratorëve, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe të tjerë zyrtarë të lartë për grup të strukturuar kriminal.

Për të folur për aferën e inceneratorëve, i ftuar në SYRI TV ishte në mbrëmje Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD.

 

Ai iu përgjigj fillimisht komenteve të drejtorit të AKUM, Alqi Bllako për këtë çështje. Malltezi tha se edhe ai është pjesë e grupit të strukturuar kriminal, pasi ka qenë shef kabineti i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Kokoa.

“Për inceneratorin e Fierit nuk ka tender ndërkombëtar. Për inceneratorin e Tiranës ka sepse shifra ishte e llahtarshme, 128 milionë euro. KLSH ka gjetur e ka me dy shkelje. E para, që i kanë dhënë vetëm 12 ditë kompanive për të paraqitur ofertat. Shkelja e dytë është që për këtë pagesë prej 15 mijë eurosh për reklamën, edhe atë e ka bërë Ministria e Mjedisit. Këta që marrin qindra milionë euro, nuk kanë paguar dot as këtë njoftim,” tha Malltezi.

Ai tha se për inceneratorët janë fituar miliona euro brenda pak ditësh. Në rastin e Elbasanit, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit ka marrë një shumë prej 21 milionë euro për të ndërtuar me çelësa në dorë një incenerator. Më pas, pas pak kohësh ia kalon tenderin një kompanie italiane për 15 milionë euro. Në Fier del emri i Klodian Zotos. “Brenda 14 ditësh kanë vjedhur 15 milionë euro. Me çelësa në dorë,” tha Malltezi.

“Ne si PD do i qëndrojmë deri në fund. Kemi me dhjetëra dokumente pasi kemi hetuar. Ne do i kërkojmë llogari prokurorisë derisa ta hetojë deri në fund këtë. Në fund do të kërkojmë që qindarkat t’i kthehen buxhetit të shtetit. Këta janë grup i strukturuar kriminal,” tha Malltezi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...