Të vërtetat e Lulzim Bashës që duhet të dinë shqiptarët

Saturday, 28 November 2020 13:08

 


ALEKSANDËR BIBERAJ

Gatë kohës së luftës në Kosovë, në vitin 1999, kam punuar për ushtrinë amerikane, si pjesë e aleancës së NATO-s kundër barbarive të Milosheviçit, i cili po synonte të përsëriste skenarin makabër të Bosnjë-Hercegovinës edhe në Kosovë kundër shqiptarëve. Ndërkohë që lufta mbaroi shpejt (mars-qershor 1999), shumë kolegë të mi vazhduan misionin në Kosovë (tashmë në kuadrin e KFOR-it), ndërsa unë, duke gjykuar se u arrit objektivi madhor, që ishte çlirimi i Kosovës, vazhdova angazhimet dhe karrierën time pranë familjes në Tiranë.
Natyrisht që kjo nuk ishte hera e parë dhe as e fundit që punoja me institucione ndërkombëtare, pasi puna dhe pozicionet që kisha pasur që në fillim të viteve ‘90 ma kishin krijuar këtë mundësi. Puna me të huaj më mësoi se si funksionon një raport zyrtar me ta, dhe faktin se ata mbi gjithçka vlerësonin profesionalizmin, korrektesën, transparencën dhe sinqeritetin. Duke u kthyer tek aktualiteti shqiptar i sotshëm, vihet re me lehtësi se Edi Rama, i zhytur në krim, korrupsion, antishqiptarizëm, dështime dhe skandale të përditshme si asnjë Kryeministër më parë, fabrikoi kohët e fundit akuza/shpifje të ulëta për kryetarin e PD-së dhe liderin e opozitës Lulzim Basha, duke sajuar “historinë e kasetës së Krushës së Madhe” nëpërmjet një personazhi të pabesueshëm, shumë kontradiktor në thëniet e veta, dhe lehtësisht të manipulueshëm dhe me sa duket të mirëpaguar, si Bellanica.

Për çdo njeri që ka punuar qoftë edhe një ditë në UNMIK apo më vonë në EULEX, dihet se marrja e çdo materiali për dëshmi bëhet me procesverbal të rregullt dhe në prani të më shumë se një personi, gjë që e konfirmoi edhe ish-deputeti dhe miku i Edi Ramës, Dashamir Peza, i cili na atë kohë punonte përkthyes për BBC-në. Basha, me punën e tij në Kosovë, bëri karrierë të shkëlqyer në UNMIK, pasi për 5 vite punë (1999-2004) u ngjit deri në nr. 5 në hierarkinë e UNMIK- ut, jo pak kjo për një shqiptar, djalë të ri, të sapodiplomuar për Jurisprudencë në një ndër universitet më të mira të Europës, në Utrecht të Holandës.

Gjatë mandateve si zv.president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (2005-2009), përveç Kryeministrit, puna më lidhte më së shumti me ministrin e Punëve të Jashtme, ku kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me dy ish-ministrat e Jashtëm të kohës, Besnik Mustafajn (2005-2007) dhe me Lulzim Bashën (2007-2009). Delegacioni i asaj legjislature në Asamblenë e KE-së kishte një përbërje shumë cilësore me Bujar Nishanin (ish-President dhe ish-ministër), Lajla Përnaskën (doktoreshë dhe aktiviste e të drejtave të njeriut) si dhe dy profesorë dhe ish-ministra të Jashtëm të suksesshëm, Kastriot Islamin dhe Paskal Milon. Vizitën e parë zyrtare si ministër i Jashtëm Lulzim Basha e bëri në SHBA, ku në një takim me Sekretaren e Shtetit, Condoleezza Rice, u njoftua edhe vizita historike e Presidentit Amerikan George W. Bush në Shqipëri, i cili me 10 qershor 2008 do të shpallte nga Tirana pavarësinë e Kosovës, në 130-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Është kjo kohë që Lulzim Basha dhe gjithë Ministria e Punëve të Jashtme kanë qenë në dispozicion të Kosovës dhe shpalljes së saj si shtet i pavarur dhe sovran, duke lobuar fuqishëm bashke me diplomacinë amerikane dhe atë perëndimore për njohjet ndërkombëtare të Kosovës, që kaluan edhe numrin 100 të vendeve që do ta njihnin Kosovën. Pavarësia dhe njohjet ndërkombëtare të Kosovës sollën edhe një realitet të ri në Ballkan, pasi faktori shqiptar fuqizohej shumë, ndërkohë që po aq shumë dobësohej faktori serbo-sllav. Pikërisht në këtë kohë botohet edhe libri i zi i Kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte (The Hunt-gjuetari/gjahtari), libër ky i mbushur me shpifje dhe trillime dashakeqëse antishqiptare. Botimi i librit ishte programuar që të pasohej direkt nga një iniciativë e deputetëve ruso-serbë për të hartuar raportin famëkeq të senatorit kontravers zviceran, Dick Marty (2011), një antiamerikan dhe antishqiptar i mbështetur, sponsorizuar dhe financuar kokë e këmbë nga sllavët.

Në vitin 2006, Dick Marty kishte bërë të njëjtën gjë me raportin e tij famëkeq antiamerikan për burgjet e supozuara sekrete të CIA-s dhe transferimet ilegale të të burgosurve në vendet e KE-së. Pra, shpalljes së pavarësisë së Kosovës, serbët iu përgjigjen me librin e Carla del Pontes, me mocionin ruso-serb në Asamble dhe raportin famëkeq të Dick Martyt. Të njëjtën gjë fatkeqësisht sot po bën Parlamenti i Shqipërisë më të ashtuquajturin komision hetimor, që vetëm sa rindez dhe risjell në vëmendjen e ndërkombëtarëve librin e Carla del Pontes dhe raportin e Dick Martyt, duk i bërë shërbimin më të mirë ruso-serbëve dhe duke goditur çështjen tonë kombëtare.

Në vazhdim të karrierës së tij si ministër i Transportit dhe Telekomunikacioneve, Lulzim Basha, bashkë me ish-Kryeministrin Berisha, inicuan dhe realizuan Rrugën e Kombit, që realisht bashkonte fizikisht Shqipërinë me Kosovën, rrugë së cilës Edi Rama i vuri traun e taksës, që është më shumë një tra ndarjeje sesa bashkimi, ndonëse ajo rrugë është ndërtuar me paratë tona, me taksat tona nga buxheti i shtetit. Si ministër i Brendshëm, Lulzim Basha punoi për të plotësuar kushtet dhe loboi për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, një arritje e madhe kjo, të cilën Edi Rama me punën e tij të zezë po e shpërbën çdo ditë, duke na çuar drejt rikthimit të vizave.

Nuk është hera e parë kjo dhe as e fundit me sa duket që Lulzim Basha sulmohet me akuza dhe shpifje nga më të ulëtat, kështu u sulmua edhe në vitin 2005 kur i sapokthyer nga Kosova në drejtimin e KOP-it, do të kandidonte dhe fitonte te Njësia 7 në Tiranë përballë ministrit të gjithëpushtetshëm të Edi Ramës, Arben Ahmetajt; po kështu edhe në vitin 2011 kur me një fushatë spektakolare do të fitonte Bashkinë e Tiranës duke mundur kryetarin shkatërrues të Tiranës, sot kryetar i PSsë dhe Kryeministër, Edi Rama. Edhe tani që po sulmohet Lulzim Basha, PD dhe opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit me një rezultat të thellë, kjo duket më qartë se gjithkund në sjelljet dhe reagimet e çakorduara, të çoroditura dhe të frikësuara të Edi Ramës. Sa herë që sulmohet Basha më këtë lloj artilerie, ai fiton, edhe statistikat e tregojnë këtë, fitore në 2005, në 2011 dhe në 2021, fitorja dhe ndryshimi i madh po vjen

Modifikuar më Saturday, 28 November 2020 13:25

2 komente

  • Përgjigju LbgQuess

    best viagra price viagrasupplierscapetown buy viagra online for women [url=http://genqpviag.com/]is viagra over the counter[/url] ’

    Diel, 24 Janar 2021 18:24 komentuar nga LbgQuess
  • Përgjigju cialis pills

    hello guos 9128738513

    Hënë, 04 Janar 2021 02:14 komentuar nga cialis pills

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ardit Çela publikon faktet tronditëse që zbuloi KAS në kutitë e Beratit!

Politikë

Ardit Çela publikon faktet tronditëse që zbuloi KAS në kutitë e Beratit!

  Kandidati i LSI (i pari në listën e partisë për qarkun e Beratit), Ardit Çela, ka publikuar ditën e sotme fakte skandaloze të manipulimit të votave të dala nga hapja...

Hapja e kutive të Beratit, kandidati i LSI-së: Zgjedhjet e 25 Prillit u vodhën, tmerrësisht dhe dhunshëm

Politikë

Hapja e kutive të Beratit, kandidati i LSI-së: Zgjedhjet e 25 Prillit u vodhën, tmerrësisht dhe dhunshëm

  Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka hapur kutitë e parë të kontestuara të materialeve zgjedhore në Qarkun e Beratit, ku Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e mori mandatin e deputetit...

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari

Politikë

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari

  Mirmbrëma! Hapja e kutive të Beratit tregon qartë masakrën elektorale të 25 prillit. Rilindja, jo vetëm përdori administratën publike, Policinë e Shtetit, grupet e strukturuara kriminale por dhe ka ndërhyrë...