“Rama kërkon të vërë dorë mbi zgjedhjet”- Presidenti Meta: Goditëm shtetin për interesa të momentit. Ja dy elementët thelbësorë për të ardhmen e Shqipërisë

Tuesday, 08 December 2020 21:40

 


Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur se kryeministri Edi Rama kërkon të vërë dorë mbi zgjedhjet e 25 prillit 2021, ndërsa thekson se po bllokon integrimin e vendit, pasi ky nuk është prioritet i tij.
meta

I ftuar në emisionin “përballë” me Lufti Dervishin, Meta theksoi se dy elementët thelbësorë për të ardhmen e Shqipërisë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe respektimi i Kushtetutës.
Kreu i Shtetit thekson se klasa politike e ka goditur shtetin, pasi Kushtetuta që u bë në ’98, sipas tij u godit herë pas here, natën, ditën për interesa të momentit.

Ilir Meta: Rama kërkon të vërë dorë mbi zgjedhjet dhe po bllokon integrimin e Shqipërisë. Kjo ka pasoja fatale për të shtyrë jo vetëm në prill 25, por edhe më tej sepse nuk është prioriteti i tij integrimi. Në të kaluarën e tij ka pasur kontributet e tij, por tani jemi këtu.

Kemi dhe një problem në 30 vjet dhe do na duhet një restart. Për mua dy janë elementet themelorë në 30 vjet që nxjerr unë si konkluzion:

1-Zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe shenjtëri e votës. Kjo është vendimtare.

2-Kushtetuta. Ne jemi këtu ku jemi sepse nuk treguam respekt për Kushtetutën. Ne Kushtetutën që u bë në ’98, e goditëm herë pas here, natën, ditën, me çfarë patëm mundësi për interesa të momentit. Goditëm shtetin.

Këto janë dy elementët thelbësorë për të ardhmen e Shqipërisë.

Modifikuar më E mërkurë, 09 December 2020 16:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...