Meta: Me Berishën ke kënaqësi të luftosh dhe të bashkëpunosh, u qëndron strikt marrëveshjeve

Tuesday, 05 Janar 2021 08:14

 

Presidenti Ilir Meta ka komentuar raportet personale me politikanët kryesorë në vend. Në një intervistë për “Opinion”, Presidenti vlerësoi korrektësinë e Sali Berishës si politikan. “Me Berishën ke kënaqësi të luftosh dhe të bashkëpunosh, u qëndron strikt marrëveshjeve”,- tha kreu i shtetit.

(Pjesë nga intervista në TV Klan)

 

Pyetje: Kur e keni takuar Berishën për herë të parë?

Presidenti Meta: Berishën për herë të parë, mbaj mend e kam takuar këtu. Kur ka qenë President.

Kemi qenë me Majkon, a nuk e di me kë kemi qenë tjetër, se vinte një delegacion nga Danimarka, nga Social-Demokratët Danez, me idenë që ai, t’i takonte.

Ata donin të takoheshin edhe me të, ky besojë që është takimi i veçantë.

Pyetje: Po takimi më i gjatë dhe diskutimi më i plotë që keni bërë me Berishën, e kujtoni kur ka qenë?

Presidenti Meta: Tani, mbas kësaj ka plotë bisedime. Po në atë periudhë kam pasur shumë pak kontakte.

Pyetje: Çfarë raportesh keni pasur me të? Edhe me të keni pasur raporte kontradiktore, keni qenë kundërshtar të fortë, keni qenë në bashkëqeverisje. Çfarë raporti keni pasur me Berishën gjatë këtyre 25 viteve?

Presidenti Meta: Ajo që mund t’iu them për zotin Berisha, është që me Berishën, ke kënaqësi të bashkëpunosh, ke dhe kënaqësi të luftosh.

Pyetje: Çfarë do të thotë ke kënaqësi të luftosh?

Presidenti Meta: Sepse ka kënaqësi njeriu, e bën diçka me kënaqësi.

Pyetje: Dhe, tashmë që edhe Berisha është aktiv, po nuk është më po themi protagonist kryesor në politik, si do ta përkufizonit Ju, karrierën dhe rolin e tij në këto 30 vite?

Presidenti Meta: Roli i tij sigurisht që është një rol historik, me merita historike.

Natyrisht, që ka edhe përgjegjësi historike për sa i takon viteve 1996 dhe 1997. Mund ta kishte menaxhuar më mirë.

Pyetje: Berisha President dhe Berisha kryeministër?

Presidenti Meta: Është shumë më reflektues, shumë më i hapur dhe bashkëpunues.

Pyetje: Cila është karakteristika më e mirë në bashkëpunim me Berishën? Duke qenë se Ju, keni bashkëqeverisur me të..

Presidenti Meta: Me Berishën nëse sqaron diçka, nuk ka nevojë për të firmosur sepse i qëndron fjalës.

Pyetje: I qëndron marrëveshjes?

Presidenti Meta: Po.

Pyetje: Në vitin 2009, kur Ju, hytë në qeveri më të, e patët të vështirë të merrnit këtë vendim?

Presidenti Meta: Jo, sepse nuk kishim rrugë tjetër, kishim bërë çdo përpjekje për një koalicion më Partinë Socialiste. Partia Socialiste, kishte bërë çdo përpjekje për të zhdukur një forcë politike si LSI-ja. Mos të harrojmë se, në vitin 2007, LSI, ishte forcë përcaktues që Rama, të zgjidhej kryetar Bashkie.

Pyetje: Po gjatë katër viteve të qeverisjes me të, keni pasur probleme të mëdha?

Presidenti Meta: Nuk është se nuk kemi pasur dallime të ndryshme. Por, besoj se gjithmonë ka pasur mirëkuptim për pozicionin apo bindjen e gjithsecilit.

Pyetje: Ndërkohë, përse u larguat nga Berisha, në prilli të vitit 2013?

Presidenti Meta: Kishim një marrëveshje, të cilën ne, e kishim respektuar. U vlerësua që të bënim një marrëveshje tjetër. Mos të harrojmë, se sjellja ka qenë shumë luajale, në kuptimin që kjo marrëdhënie përfundon. Falenderim për bashkëpunimin, do të bëhet një zgjedhje tjetër. Por, votat tona nuk do të përdoren kundër kësaj qeverie, kjo qeveri ka të drejtën e vet deri në zgjedhje. Së dyti, marrëveshja me Ramën dhe me Partinë Socialiste, në radhë të parë synonte zhbllokimin e procesit të integrimit europian. Kushti i parë, ishte të zhbllokoheshin tre ligjet që Rama, i kishte bllokuar prej 1 vit e gjysmë, para se të zhvilloheshin zgjedhjet. Pra, me parlamentin e asaj periudhe. Sepse shqetësimi ishte nëse një mazhorancë nuk do të merrte 84 vota, të njëjtin bllokim mund ta bënte Partia Demokratike në opozitë.

Pyetje: Pra, Ju thoni që sërisht, keni bërë marrëveshje për integrimin europian?

Presidenti Meta: Po, është e shkruar, marrëveshja e Shkodrës, merreni dhe lexojeni dhe 3 ligjet Partia Socialiste i ka votuar në maj.

Pyetje: Sot, çfarë raporti keni me zotin Berisha?

Presidenti Meta: Shumë korrekt, shumë të respektueshëm.

Pyetje: A ka një marrëveshje ose një konspiracion mes jush?

Presidenti Meta: Jo, absolutisht.

Pyetje: Po me zotin Nano, a keni raporte?

Presidenti Meta: Po, raporte shumë korrekte.

Modifikuar më Tuesday, 05 Janar 2021 16:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...