Kryemadhi: Të gjitha prodhimet shqiptare bujqësore dhe blegtorale pa TVSH dhe taksë për të stimuluar prodhimin

Tuesday, 19 Janar 2021 09:46

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, takim me banorët e Fierit (PJESA 1)

Unë ditën e djeshme kam qenë gjithë paraditen në Tiranë, ku kemi diskutuar dhe përmbyllëm punën për prezantimin e programit dhe pastaj kam qenë në Elbasan, në Papërr, në Bradashesh, në Broshkë, ku në takimet që zhvilluam me banorë atje, problematikat kryesore ishte papunësia dhe largimi i të rinjve nga shtëpia. Ndërkohë që në anën tjetër kishim taksat e larta, çmimin e energjisë elektrik të lartë, çmimet e ushqimeve të larta, ku pjesa më e madhe vinin nga importi, ndërsa produktet vendase ngelnin pa shitur.
Kjo ndodh në komuna, në zonat rurale të Shqipërisë, por nëse futesh në qytete, ku shqiptarët jetojnë në apartamente, në pallate, situata do të jetë akoma më e vështirë, sepse edhe për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të situatës ekonomike që dashje pa dashje është futur thellë në familjet shqiptare, atëherë ajo që është prezentë kudo është mungesa e mundësive për t’ju njerëzve një kosto jetese që të jetë e pandjeshme për xhepat e tyre dhe të kenë një standard më të mirë jetese.
Ne sot jemi në qytetin e Fierit dhe do ta kalojmë gjithë ditën sot këtu në takime, me grupe interesi, me qytetarë, duke shkuar në bizneset dhe shtëpitë e tyre. Mendoj që qyteti i Fierit është një qytet që mban një nga pjesët më kryesore të ekonomisë shqiptare, që është nafta, që plotëson dhe mbush buxhetin e shtetit.
Dhe aq më shumë që shikon ritmin e rënies ekonomike në xhepat e familjeve fierake që është jashtëzakonisht i madh. Për të mos folur pastaj për largimin e të rinjve dhe të rejave.
Ne kemi shumë djem dhe vajza që studiojnë në Tiranë nga qyteti i Fierit, që në përgjithësi janë edhe studentët më të mirë që kanë universitetet e kryeqytetit, por nga ana tjetër mundësitë për ta janë shumë të vogla.
‘Nuk kam për ta harruar atë zonjën naftëtare, e cila tha: “E kam çuar vajzën për Inxhinieri-Kimie, por problemi është se mendonte se do të vinte të punonte në rafineri. Po ku do punojë? Do punojë me vite të tëra dhe s’ka për ta paguar njeri.”
Pra, janë problematika, të cilat ndihen, por ne e shikojmë ndoshta në një aspekt shumë më të gjerë.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, takim me banorët e Fierit (PJESA 2)

Në një bashkëbisedim që patën ditën e djeshme, ne hodhëm idenë e diskutimit që, të gjitha prodhimet shqiptare të jenë pa taksë, pa TVSH, për të stimuluar jo vetëm prodhimin vendas, por për të krijuar një hapësirë që shqiptarët të kenë çmime më të ulëta dhe prodhime të një cilësie të mirë. Sepse ne shohim dy standarde, një standard shohim shqiptarët që i hedhin apo i groposin prodhimet e tyre në rrugë, ndërsa kemi standardin tjetër që dy apo tre biznese importojnë qoftë qepën, hudhrën apo edhe pataten e domaten, ndërkohë që mund të kemi prodhimet tona.
Nëse ne nuk do ti japim dorën njëri-tjetrit, ku të tregojmë që kjo TVSH e ushqimeve jo vetëm që nuk e ndihmon fshatarin, por përkundrazi e la atë pa e shitur prodhimin e tij, ndërkohë që pikat e grumbullimit e kthyen në biznes, ku merrnin prodhimet nga jashtë, i grumbullonin dhe pastaj i shisnin po prapë jashtë, solli një dëmtim të madh të bujqësisë.
Për të mos folur pastaj për blegtorinë, për mishin për shembull ku ne vetëm 30 për qind të kërkesave plotësojmë me prodhimin vendas, ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër importohet. Qoftë për mishin e qengjit, qoftë për shpendët, për mishin e vicit e të tjera me radhë.
Po të pyesësh shqiptarët thonë: A e ke mish vendi apo të ardhur? Pra, ne e duam mishin e vendit, duam ta konsumojmë por nuk e kemi të mundur.
Ne brenda javës së ardhshme do të shpalosim pikat e programit tonë. Edhe Kejdi ka punuar për programin për pjesën e arsimit dhe e di shumë mirë që kemi bërë disa pika shumë të mira.

Modifikuar më Tuesday, 19 Janar 2021 15:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...