Shqipëria, vendi më pak i vaksinuar në Europë

Hënë, 22 February 2021 20:04

 

Nga Kastriot Islami - 22/02/2021

Edi Rama më cirkun e tij të lëvizshëm ka siguruar shumë pak vaksina ‘ilegalisht’, sepse as vetë nuk di as numrin e vaksinave që ka në dispozicion dhe as tregon origjinën e tyre...

Qeverisja Rama e ka bërë Shqipërinë jo vetëm vendin më të pasigurtë përsa i përket infektimeve e vdekjeve nga COVID dhe vaksinimit anti-COVID por edhe më qesharakun në Europë e madje në botë...

Kudo në botë, ka plane e kalendarë transparentë të vaksinimit që i njohin të gjithë qytetarët... Rama me një ‘grusht vaksinash’ që ka siguruar ilegalisht përpiqet si klloun cirku të bëjë politikë elektorale duke tentuar ti mbushë mendjen qytetarëve se jeta e tyre është në dorën e tij. Në asnjë vend tjetër nuk ndodh që kjo që po ndodh në Shqipëri...kjo është shumë e rëndëe deri diabolike në çdo aspekt...

Vendet e ndryshme të planetit, të zhvilluara por edhe shumë të tjera, jo vetëm kanë siguruar dozat e nevojshme të vaksinimit, por edhe kanë nisur në bazë të programeve/kalendarëve transparentë të vaksinojnë të gjithë popullsinë e vendeve të tyre për ta përfunduar jo më vonë sesa fundi i kësaj vere...

Kështu Izraeli që është në pararojë, ka vaksinuar 85,1 përqind të popullsisë duke administruar 7,36 milion vaksina për një popullsi prej rreth 9,2 milion banorësh...SHBA me mbi 330 milion banorë ka vaksinuar deri në datën 21 shkurt 2021, rreth 19 përqind të popullsisë duke administruar mbi 63 milion vaksina.

Image

Britania e Madhe ka vaksinuar deri në 20 shkurt rreth 27 përqind të popullsisë duke administruar mbi 18 milion vaksina...Turqia ka vaksinuar rreth 8 përqind të popullsisë duke administruar 6,6 milion vaksina...

Nga rajoni i e Ballkanit Perëndimor, Serbia me 8,7 milion banorë, ka arritur të vaksinojë deri në 14 shkurt, 14,5 përqind të popullsisë...

Kurse nga deklarimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë për datën 21 shkurt 2021, rezulton se deri në këtë datë, janë vaksinuar gjithsej 5791 qytetarë (jo me të dy dozat) ose më pak se 0,2 përqind e popullsisë... Qytetarët duhet të dinë e të ndërgjegjësohen se në çfarë situate ndodhen familjet e tyre...

Ndërkohë që Rama dhe qeveria e tij vazhdojnë të mburren me teza apo qasje të turpshme të ngjashme me ato të vendeve diktatoriale, kur kanë vaksinuar vetëm 0,2 përqind të popullsisë dhe zotërojnë vetëm rreth 6000 vaksina, ndërkohë që virusi përhapet me mbi 1000 infektime në ditë, duke shkaktuar mbi 15 viktima në ditë dhe duke ‘përmbytur’ të gjithë kapacitetet në spitale...

E gjitha kjo është katastrofike, për më tepër, injoranca e papërgjegjshmëria qeveritare të shoqëruara nga një ligësi diabolike duket po përgatiten të bëjë ‘izolimin e madh’ para 25 prillit për t’ju shmangur humbjes...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...