Reparti nr.318 Kosovë në vitet 1976 – 1991, kampi i tretë për gratë në Shqipëri

Saturday, 10 July 2021 15:51

Me urdhrin e datës 24.12.1976 Reparti nr.318 u vendos në Kosovë të Elbasanit. Synimi i zhvendosjes nga Qyteti Stalin ishte aktivizimi i rreth 400 grave të dënuara në punë bujqësore, por edhe punë të tjera brenda repartit. Në nëntor 1978 këtu gjendeshin 426 gra, prej të cilave 60 të dënuara për arsye politike. Në vitin 1980 në repart ishin duke vuajtur dënimin edhe 57 gra shtatzëne. Deri në vitin 1981, reparti ishte autonom i atij nr.307 Valasit. Gjatë vitit 1984 në kamp gjendeshin mesatarisht 200 – 238 të dënuara. Në qershor 1987 këtu vuanin dënimin 120 gra, prej të cilave vetëm 5 për arsye politike. Nga qyteti ishin 90 të dënuara, ndërsa nga fshati 30. Mbi gjysma e tyre ishin me arsim 8-vjeçar. Rreth 30% e tyre i përkisnin moshës 18 – 25 vjeç. Rreth 60% e tyre ishin për vjedhje, 15% për vrasje e dështime, etj. Gjatë vitit 1988 në repart ishin mesatarisht 145 – 172 gra, nga të cilat vetëm 5 – 14 për arsye politike.

Gjatë vitit 1989 ishin mesatarisht 170 – 173 të dënuara, prej të cilave deri në 14 për krime politike. Në prill 1990 gjendeshin 41 të dënuara ordinere dhe vetëm 1 politike. Në maj 1990 të burgosurat gra u zhvendosën në Repartin nr.325 Tiranë pasi në Repartin nr.318 erdhën të dënuarit e Repartit nr.321 Burrel.

Reparti nr.318 mbaroi punë me të burgosurit e fundit më 17 mars 1991. Më pas u quajt Instituti i Riedukimit Lushnje për të dënuarit ordinerë, funksion që e ruan edhe sot.

Modifikuar më Hënë, 12 July 2021 15:38

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kreshnik Spahiu quajti shitësit ‘katundarë’/ Sejko: Ata nuk shitën një vend në gjykatë si ty për 50 mijë euro

Politikë

Kreshnik Spahiu quajti shitësit ‘katundarë’/ Sejko: Ata nuk shitën një vend në gjykatë si ty për 50 mijë euro

  Ish-nënkryeari i KLD-së Kreshnik Spahiu, me anë të një statusi në “Facebook” ka sharë dhe ofenduar rëndë shitësit, duke i quajtur ata “katundarë”. Spahiu shkon edhe më tej në imagjinatën e...

‘Mos u dorëzo bisha’, Ballist Morina mbështet Sali Berishën pas replikave me Yuri Kim

Politikë

‘Mos u dorëzo bisha’, Ballist Morina mbështet Sali Berishën pas replikave me Yuri Kim

  Që kur ish-kryeministri i vendit Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga DASH, të shumtë kanë qenë përkrahësit dhe simpantizantët që i kanë dhënë kurajo që të vazhdojë betejat. Sot, Berisha...

Bie numri i doktorantëve të rinj, pas 2018 tre herë më pak diploma

Aktualitet

Bie numri i doktorantëve të rinj, pas 2018 tre herë më pak diploma

  Numri i të diplomuarve me doktoraturë ka pësuar rënie vitet e fundit si rrjedhojë e bllokimit të studimeve në këtë cikël nga sektori publik. Të dhënat e INSTAT tregojnë se tre...