Ndikimi i gabuar i ambasadorëve të huaj në Shqipëri

Diel, 19 December 2021 14:43

 

Nga Peter Tase, EuroAsia Review

Në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Tirana shfaqet si shembulli atipik i pritjes së diplomatëve të huaj që në mënyrë të paprecedent ndërhyjnë vazhdimisht në politikat e brendshme publike të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkan. Po të shohësh vendet e tjera evropiane, vështirë se gjen sjellje ambasadori të huaj që të jetë e ngjashme apo e njëjtë me atë të ambasadorëve të huaj që veprojnë në Tiranë; një trend i gabuar që po përgatit një recetë katastrofe.

Kombi shqiptar, në zemrën e tij, Kosovë e Maqedoni, nuk vuan nga pavetëdija historike, as nuk ka çrregullime bipolare kur zgjedh përfaqësuesit kryesorë të tij në zyrat qeveritare. Si për çudi, ambasadorët e huaj që përfaqësojnë Bashkimin Evropian, Komisionin Evropian dhe vende të tjera përtej Atlantikut, reflektojnë gjykim të varfër që duket në mënyrën e të kuptuarit të shoqërisë shqiptare, sfidat e mprehta të institucioneve demokratike shqiptare, dhe nuk arrijnë të kuptojnë se Tirana është bërë kryeqyteti evropian në akuzave për manipulime zgjedhjesh, kur regjimi aktual i Edi Ramës kishte demonstruar treguar kontroll e manipulim të plotë të sondazheve zgjedhore gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

 

Përzierja e emisarëve të huaj në punët e brendshme të Shqipërisë është shndërruar në një trend të gabuar që ka cenuar rëndë standardin e institucioneve demokratike brenda Shqipërisë si dhe ka errësuar kredibilitetin e tyre profesional para publikut shqiptar.

Populli shqiptar dhe dinjiteti i shtetit të tij duhen respektuar nga të gjitha ata që përfaqësojnë diplomatikisht vendet e tyre në Tiranë. Ndërhyrja konstante dhe në rritje të vazhdueshme në punët e brendshme të Shqipërisë është një shkelje e qartë e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike e vitit 1961 dhe inkurajojnë më tej kakistokracinë e Tiranës dhe klubin e kleptokratëve të Edi Ramës për të zhvatur pasuritë e popullit shqiptar.

Emisarët perëndimorë në Ballkan janë kthyer në arkitektë të eliminimit të partive të opozitës ose të zvogëlimit thelbësor të dobisë së partive opozitare; shembulli tipik i kësaj tendence është Republika e Shqipërisë, ku Partia Demokratikë, nën drejtimin e Lulzim Bashës, ka demonstruar inekzistencë të plotë dhe mungesën e dukshme në peizazhin politik.

Kombi shqiptar nuk është i pasur; megjithatë kjo nuk ka lidhje me nivelin e zgjuarsisë; historia ka treguar se më 23 qershor 1991 mikpritja madhështore rezervuar Sekretarit të Shtetit James A. Baker në rrugët e Tiranës mbetet edhe sot turma më entuziaste që ka pritur ndonjëherë një Sekretar amerikan të Shtetit në ndonjë vend kudo në botë.

Mbi 300 mijë shqiptarë, me thirrje “USA! USA!” u grumbulluan në sheshin kryesor të Tiranës për të dëgjuar kryediplomatin amerikanë teksa theksonte se “liria funksionon” dhe inkurajonte popullin shqiptar të ecte përpara drejt demokracisë.

Shqiptarët nuk janë jokompetentë; ata i zgjedhin zyrtarët publikë bazuar në prirjet e tyre politike dhe ndërhyrja e huaj nuk është e mirëpritur, angazhimi diplomatik në këto çështje gjithmonë ka një efekt bumerang.

Është evidente që shqiptarët në Shqipëri e Kosovë janë shumë të zgjuar në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre, megjithëse emisarët e huaj kanë përdorur çdo mjet kundër Albin Kurtit në Kosovë dhe kundër standardeve të lartë demokratikë në Shqipëri. Ndërsa Albin Kurti u zgjodh për herë të dytë në Kosovë, kundër dëshirës së diplomatëve perëndimorë, në Shqipëri kemi rizgjedhjen e Edi Ramës për herë të tretë, një rezultat suksesi në sytë e diplomatëve të Shoqërisë së Hapur dhe një pasojë e neveritshme pasi emisarët perëndimorë kanë lejuar dhe certifikuar një proces zgjedhor njëpartiak mu në zemër të Evropës. Tranzicioni demokratik i Shqipërisë është kthyer në një sistem njëpartiak, apo në një republikë kryeministrore; në dekadën e fundit proceset demokratike janë gërryer nën hundën e të njëjtit trup diplomatik që po tallet me shqiptarët.

Përndjekja e ish-Kryeministrit dhe ish-Presidentit të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, është recetë për katastrofë dhe ambasadorët e huaj praktikisht po ia kthejnë pushkën vetes.

Dr. Berisha bëhet edhe më popullor kur diplomatët perëndimorë – që thurin plane me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën – përpiqen ta nxjerrin nga skena politike e Tiranës. Frustrimi midis shqiptarëve bëhet edhe më i madh kur shohin se si shumë baronë droge e të vetëshpallur biznesmenë, që kanë vënë pasuri të mëdha falë lidhjeve të forta me qeverinë aktuale, nuk hetohen nga Prokuroria e Përgjithshme dhe as nuk zihen me gojë nga diplomatët perëndimorë. Këta të fundit sillen sikur nuk ka lidhje mes krimit të organizuar dhe një grushti të vogël biznesmenësh shumë të pasur që enden rrugëve të Tiranës. Këta diplomatë joprofesionalë duhet të jenë të bindur që Dr. Berisha dhe ekipi i tij i zgjuar janë e ardhmja e Shqipërisë; ndërsa Basha dhe Rama do të varen në librat e historisë së kombit si tradhtarë dhe arkitektët kryesorë të shkatërrimit të demokracisë shqiptare në më pak se një dekadë.

Shqiptarët e duan besimin e vërtetë dhe përkrahjen e sinqertë nga ana e partnerëve ndërkombëtarë; megjithatë diplomatët perëndimorë aktualë po e njollosin këtë besim e sinqeritet që u ndërtua menjëherë pas vizitës zyrtare të Sekretarit Baker në Shqipëri. Ai ishte një burrë shteti vizionar që mirëpriti Shqipërinë në botën demokratike; sot po shohim rënien e Shqipërisë në humnerën e kakistokracisë dhe të regjimit njëpartiak; gatuar në segmentin e Rrugës së Elbasanit.

Ndoshta diplomatët perëndimorë duhet të thellohen në konceptin e besës në kulturën shqiptare para se të bëjnë figurën e të marrit teksa i japin mend publikut vërtet të zgjuar shqiptar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...