Vizite private e Erdoganit ne Shqiperi

Hënë, 17 Janar 2022 18:29

 

Ne menyren me absolute,marredheniet midis Republikes se Shqiperise dhe asaj te Turqise paraqesin nje rendesi te vecante ne te gjitha sferat qofshin keto historike,diplomatike,bashkpunimit reciprok,dhe sigurisht qe shtetet dhe popujt i jane mirenjohes njeri tjetrit per gjendjen prane ne momente te veshtira.
Pa cenuar asgje nga keto marredhenie midis shteteve qe ne rradhe te pare duhet te bazohen tek reciprociteti,duhet te theksojme se vizita e sotme e Erdoganit ne Tirane ishte thjesht nje vizite private.
Ai erdhi t’i bej qoken vasalit te tij,Rama,pasi ky i fundit i ka kryer shume mire detyrat karshi perandorise.Sulltani eshte i kenaqur per menyren se si vasali i tij eshte sjelle me Europen,por mbi te gjitha eshte shume i kenaqur me talljen qe ky vasal i ben popullit te vet,dhe aspiratave te tij per integrim Europian.
Shume mirenjohes jemi per ato shtepite ne Kurbin,por nje gje nuk duhet harruar kurre,se kjo Turqia e Erdoganit i con parate ne Serbi dhe xhamite ne Tirane.Sipas vet deklarates se Kryeministres serbe Brnabic,ne gusht te 2021,thuhet se “fale marredhenie se ngushte te Presidentit Vucic dhe atij Erdogan,marredheniet midis Serbise dhe Turqise jane ne nivelin me te larte te tyre”.
Shifra reale e bashkpunimit ekonomik eshte mbi 113 milione dollare,volumi i investimeve te Turqise ne Serbi,e dhene zyrtare kjo nga Ministria e Jashtme Turke.
Kurse ne Shqiperi,vizita e sotme ishte nje show personal i Rames dhe nuk kishte lidhje fare me nje forcim te metejshem te investimeve me gjithe deklaraten e Erdogan per te kapur shifren e 1 miliarde.
Ishte patetike konferenca per shtyp,dhe duhet te zhvishet sigurisht fjalori nga termat diplomatike,ishte patetike sjellja e kryeministrit Shqipetar,servilizmi i tij ndaj Erdogan,jo per shtepite ne Kurbin,as per spitalin e Fierit.
Ishte patetike konferenca sepse kjo miqesi personale dhe kjo vizite personale e Erdogan fyu ndjenjat kombetare te Shqipetareve,dhe jo rastesisht jane protokollet.Protokollet zyrtare shteterore egzistojne jo vetem per oraret e avionit e ku do haet dreka dhe darka,por per te qene shume te kujdesshem ne ceshtje delikate.
Me qellim eshte vendosur 17 janari,dita e vdekjes se Skenderbeut.
Vizita e Erdogan ishte personale sepse duke pasur parasysh cfare eshte Turqia,te shtate marreveshjet e firmosura sot ishin si shakara pa kripe.Ndoshta duhet te jemi pak te kuptueshem se keto dy vitet e fundit Erdogani e ka cuar Turqine ne nje gremine ekonomike.Keta te dy pervec miqesise personale dhe zgjidhjes se ceshtjeve financiare te enturazheve te perbashketa,ne kete vizite nuk sollen asgje te re pervec termit folklorik te bezdisshem “vella i madh” e “vella i vogel”.

Modifikuar më Tuesday, 18 Janar 2022 13:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...