‘Porti i Durrësit’/ Berisha: Kompania nga Emiratet, mburojë e Ramës për të plaçkitur 1 mln e gjysëm metra katror

Tuesday, 30 August 2022 20:25

 

Kryetari i PD-së Sali Berisha është ndalur edhe te afera e kryeministrit Edi Rama me portin e Durrësit.

Sipas Berishës, në Shqipëri ndodh një nga vjedhjet më të tmerrshme që mund të bëhet. Vjen një kompani nga Emiratet e Bashkuara dhe shërben si mburojë e kryeministrit të vendit, për të plaçkitur më shumë se 1 mln e gjysëm metra katror tokë në Portin e Durrësit.

Berisha: Kemi brigje nga më të bukurat, male mahnitëse me potencialet e tyre. Ata të cilët i zotërojnë ato, janë klientelë, nuk kanë asnjë lidhje me fushën. Turizmin e merr burri i ministres, territore të tëra. E merr hokatari i kryeministrit. E marrin të tjerë të cilët nuk kanë asnjë interes zhvillimor përveç shfrytëzimit. Shqiptarët vidhen sa asnjë popull tjetër në Europë dhe ndoshta edhe në botë.

Vidhen me çmimet, procedurat, koncesionet, PPP-të. Në Shqipëri ndodh një nga vjedhjet më të tmerrshme që mund të bëhet. Vjen një kompani nga Emiratet e Bashkuara dhe shërben si mburojë e kryeministrit të vendit, për të plaçkitur më shumë se 1 mln e gjysëm katror tokë në Portin e Durrësit. Ka një emër, kullë të lartë në Dubai, por ka një mashtrim po aq të madh sa kulla, në Savë, Beograd, këtu afër nesh. Kjo është e vërteta e këtij investitori. Por nuk ka asnjë rëndësi, rëndësi ka që shërben si mburojë e Edi Ramës.

Kompani të tjera gjigante, instalohen në kushtet që duan, pa garë. Pa garë jepet Skavica, qindra milionë. Pa garë merren 760 mln buxhet

Modifikuar më E mërkurë, 31 August 2022 10:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...