'Me ç'mandat Yuri Kim i takon anëtarët e një institucioni të pavarur kushtetues?!'

E mërkurë, 14 December 2022 15:35

 

Nga Ylli Manjani, analist, ish-Ministër i Drejtësisë.

Shiheni me vëmendje çfarë shkruan vetë zonja Kim: "Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili - pa frikë ose favore - do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar..."

etjet që ngrihen janë logjike:

1. Me ç'mandat Yuri Kim takon anëtarët e një institucioni të pavarur kushtetues?!

2. Kush në DASH apo në Shtëpinë e Bardhë e ka mandatuar zonjën të kontaktojë një institucion të një vendi sovran në prag të një vendim-marrjeje?!

3. A është ky veprim ushtrim i ndikimit të paligjshëm?! Po ta bënte këtë një shqiptar do ishte në burg.

4. Përse duhet të besoj se KLP është e pandikuar në vendimmarrje, qoftë dhe nga zonja Kim?!

5. Ja ta zëmë se KLP do ndikohet nga zona dhe do të zgjedhë atë që do ajo në krye të SPAK, fakti që zonja bashkëpunon vetëm me qeverinë do të thotë se edhe i përzgjedhuri i saj do jetë i qeverisë?!

Ja këto pyetje duan përgjigje. Jo për gjë. po na thonë se shpikim gjëra. Shihini se i pranojnë vetë se si po zihen kush të ndikojë më shumë tek KLP. Vetë po e pranojnë publikisht. Neve veç i lexojmë me zë të lartë ato që ata shkruajnë...

Të fala shumë reformës!

Edhe një gjë të fundit: Që KLP të na bindë se është e pavarur dhe e pandikuar në vendimmarrje, duhet të denoncojë publikisht dhe ligjërisht të gjithë ata që janë interesuar për këtë proces. Në të kundërt, nuk janë të pavarur dhe janë jashtë mandatit kushtetues!

Modifikuar më E Enjte, 15 December 2022 08:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...