Si të mbrohemi nga urrejtja serbe e ‘Ballkanit të Hapur’?!

Tuesday, 27 December 2022 13:39

Andaj urrejtja serbe ndaj nesh me asgjë nuk varet nga sjellja jonë, ajo nuk ka të bëjë me atë si jemi, por pse jemi – me ekzistencën tonë fizike. Neve ata njësoj na kanë urryer edhe atëherë kur ishim sharrëxhinj, që atyre ua sharronin drunjtë, edhe sot kur jemi të gatshëm t’ua ‘sharrojmë’ vrullin antishqiptar.

Pra, ne mund të bëhemi aq paqësor sa ta mahnitim botën, ne mund të jemi më të dëgjueshmit e Perëndimit, të cilin Perëndim më shumë e irriton shqiptari që e bën me duar shqiponjën dykrenore se sa serbi që bëhet gati të vrasë shqiptarë, pra ne mund të jemi mbrojtës më fanatikë të paqes së Ballkanit, por kjo më asgjë nuk do e pakësojë urrejtjen serbe ndaj nesh.

 

Është mëkat të thuash se fëmijët serbë, urrejtjen ndaj shqiptarëve e thithin me qumështin e nënës, por pa dyshim se ata rriten duke u ‘ushqyer’ me atë urrejtje. Andaj ata na shajnë edhe kur luajnë futboll kundër nesh, edhe kur përballen me ‘kinezët’, sepse e dinë se vetëm urrejtja ndaj shqiptarëve i frymëzon, i bashkon dhe ua forcon patriotizmin.

Por megjithatë ne duhet të ruajmë përparësinë që kemi: që fëmijëve tanë të mos ua injektojmë urrejtjen ndaj askujt, ngaqë ajo është verbëri që nuk të lejon t’i gëzohesh vetvetes.

Por sidoqoftë ne duhet ta dimë se njësoj si në të shkuarën, edhe në të ardhmen dhe, jo vetëm në Veri të Kosovës, por çdokund nëpër ‘Ballkanin e Hapur’ - ku hapur na e thonë se më shumë na pëlqejnë si kufoma të pashpirta se si të gjallë - do duhet të përballemi me këtë urrejtje irracionale dhe të rrezikshme. Pra ne duhet të jemi të gatshëm të mbrohemi nga ajo, duke e diture se mirësia jonë kurrë nuk mund të jetë ilaç që do mund t'i shërojë serbët që na urrejnë.

Ndërkohë duhet përmendur një e vërtetë: Serbia kurrë nuk i ka ‘tradhtuar’ miqtë e saj shqiptarë, apo ‘serbët’ tanë. Përkundrazi, ka bërë veprime që atyre t’ua rritë namin ‘patriotik’ shqiptar në sytë tanë, që t’ua mbulojë shërbimet që ia bëjnë Serbisë.

Dhe ku ta dish, nuk është e pamundur që ndërkohë të mblidhen miqtë e ‘Ballkanit të Hapur’ që të ‘kontribuojnë’ për zbutjen e situatës në Veri të Kosovës. Me çka do vazhdojë tradita që heronjtë tanë të na i promovojë Serbia e ne të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë me ta: t’i mitizojmë e t’u këndojmë këngë lavdie.

Pastaj ku ta dish, mbase edhe ditëve të fundit, Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Serbisë dëgjohen mes veti nëpërmjet telefonit dhe bisedojnë edhe për të ardhmen e Kosovës. Apo siç pohuan dikur, gjatë bisedave e përqeshin patriotizmin primitiv. Kuptohet, si ‘properëndimorë’ që janë, tallen me patriotizmin shqiptarë e jo me atë serbë, i cili është i mirëkuptueshëm për Brukselin.

Por pa marrë parasysh afërsinë dhe miqësinë mes Tiranës zyrtare dhe Beogradit, nuk duhet të harrojmë kurrë se në masë të madhe, ‘Ballkani i Hapur’ nuk është vetëm dorë e zgjatur ruse në këto hapësira, por edhe mbulesë për urrejtjen serbe ndaj shqiptarëve. 

Modifikuar më E Enjte, 29 December 2022 09:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha:Nga Vora gati per 11 shkurt ora 12:00 ne shesh!

Politikë

Indrit Hoxha:Nga Vora gati per 11 shkurt ora 12:00 ne shesh!

Kandidati i dale nga primaret qe do te perfaqesoje PD per Bashkine e Vores Indrit Hoxha ka dale me nje thirrje ne rrjetet sociale ku fton qytetaret e Vores dhe te...

Berisha: Çfarë kërkesash bëri McGonigal për SPAK-un e partisë?

Politikë

Berisha: Çfarë kërkesash bëri McGonigal për SPAK-un e partisë?

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi dje se agjenti i diskredituar i FBI, Charles McGonigal ka zhvilluar takime edhe në SPAK. “Këtu McGonigal është përdorur nga Edi Rama për qëllime nga më...

Zbërthehet pastruesja: Alda më kërkoi t'i ruaja paratë që vinin me çanta, vjedhjen e inskenova

Politikë

Zbërthehet pastruesja: Alda më kërkoi t'i ruaja paratë që vinin me çanta, vjedhjen e inskenova

Zbërthehet pastruesja Rozeta Dobi, pastruesja e arrestuar për vjedhjen e parave në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e plotë të pastrueses, e...