Të gjithë justifikimet/ 'McGonigal' shfazoi propagandën e Rilindjes

Tuesday, 31 Janar 2023 11:49

 

Nga Boldnews.al

Dëshmia e Allison Guerrero, e dashura e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, nxori nga binarët propagandën e Rilindjes në Shqipëri.

 

Zonja 49-vjeçare tregoi për mediat amerikane se agjentët e Byrosë Federale të Hetimit mbërritën në derën e saj, duke mbajtur në duar fotot e ish-të dashurit McGonigal dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

 

Skena është tipike e sjelljes së FBI-së amerikane, kur kërkon të identifikojë kriminelë apo persona që janë të përfshirë në radarin e hetimit.

Pra, fytyra e Edi Ramës, e stampuar në një foto të FBI-së, po përdorej për të faktuar dyshimet e agjenturës më të fuqishme të botës mbi korrupsionin dhe përfshirën në “afera ruse” të ish-agjentit të lartë, Charles McGonigal.

Shumë shkurt; Charles McGonigal ka dy çështje penale; në njërën, dyshohet se ka lehtësuar aktivitetin e oligarkut rus, Oleg Deripaska, i sanksionuar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara. Në tjetrën, dyshohet se persona me origjinë shqiptare, i kanë dhënë ryshfet, për llogari të interesave të tyre, por edhe të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Detaji i dhënë nga zonja Guerrero shfazoi zyrat e propagandës qeveritare në Shqipëri. Prej më shumë se një jave, e njëjta dorë po shpërndan informacione “gjysëm të vërteta”, të cilat artikulohen nga media pranë qeverisë dhe ‘analistë të pavarur” që gjenden në borderotë e Rilindjes.

Sapo shpërtheu skandali, zyra propagandistike e Rilindjes shpërndau “shashka” të ndryshme, të cilat janë njëra më qesharake se tjetra.

Miku – “jo Miku” i Edi Ramës

Çështja “McGonigal” u publikua për herë të parë në shtator 2022. Në atë kohë, Edi Rama pranoi me plot gojën se ish-agjenti i lartë i FBI-së ishte miku i tij dhe se kryeministri nuk mbante përgjegjësi për çështjet penale që ai ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, kur në janar të këtij viti, dokumentat e FBI-së treguan se Edi Rama e Charles McGonigal ishin takuar të paktën 4 herë dhe se autoritetet amerikane kanë krijuar dyshime se ish-agjenti i kundërspiunazhit ka përfituar qindra mijëra dollarë nga “duar shqiptare” pas takimeve me shefin e qeverisë së Tiranës, Rama u tërhoq.

Nëpërmjet sofizmave, ai deklaroi se, kur e ka quajtur mik McGonigal-in, i referohej termit në anglisht dhe jo në shqip. Pra, e ka mik në anglisht, por jo në shqip? Argument tërësisht i shfazuar.

Oligarku, investitor luleshtrydhesh

Media zbuloi se miku rus i Charles McGonigal, oligarku i Putinit, Oleg Deripaska, ka përfituar stratusin e investitorit strategjik në Shqipëri.

Kompania shqiptare “Trema Engieenering 2”, e kontrolluar prej tij nëpërmjet shoqërisë austriake “Strabag AG”, u përfshi si pjesë e investitorit strategjik për ngritjen e një plantacioni me fruta ekzotike në Karavasta të Divjakës.

Vendimi është nënshkruar nga kryeministri Edi Rama në 19 prill 2018, vetëm dy javë pasi Departamenti Amerikan i Thesarit e sanksionoi Deripaskën për lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin.

Damian Gjiknuri ironizoi median dhe opozitën për këtë fakt, duke u shprehur se “një miliarder rus paska interes për luleshtrydhet e Divjakës”.

Megjithatë, përtej ironisë së sforcuar të Gjiknurit, fakti është që Oleg Deripaska ka hyrë në tregun shqiptar me vullnetin e tij, si edhe është shpallur investitor strategjik me firmën e Ramës.

Deripaska, 20 mln euro nga Dritan Agolli

Raportimet mediatike zbuluan se kompania shqiptare e kontrolluar nga Oleg Deripaska ka përfituar rreth 20 milionë euro tendera gjatë periudhës 2020-2021 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucion i drejtuar nga Dritan Agolli.

Menjëherë pas këtij raportimi, një tjetër artikull u shpërnda me telekomandë në mediat pranë qeveritare.

Ato raportuan se kompania shqiptare me pronar fundor, Oleg Deripaskën, ka fituar 50 milionë euro tendera gjatë periudhës së qeverisjes së Sali Berishës.

Ka një diferencë shumë të madhe në këto raste; kompania me pronar fundor miliarderin rus, Oleg Deripaska, ka fituar 20 milionë euro tendera nga Fondi i Zhvillimit pasi ai u sanksionua nga Thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në prill 2018.

Nju Jork Tajms “amniston” McGonigal?

Sërish me një shtypje butoni, mediat pranë qeverisë publikuan në bllok një artikull me të njëjtin titull: “Nju Jork Tajmsi; Gonigal nuk punonte për oligarkun rus”.

Në këtë artikull të shpërndarë “on blok” thuhet se media e madhe amerikane se nuk ka asnjë tregues të fortë që të provojë fajësinë e McGonigal dhe lidhjen me oligarkun rus në kohën kur ai ishte shefi i sektorit te kundërzbulimit në FBI.

Në fakt, në dokumentin e hetimit të FBI-së, situate është shumë e qartë.

Në atë dokument thuhet: “….Në vitin 2018, kur McGonigal shërbente ende në FBI, Shestakov prezantoi McGonigal me një të punësuar të Deripaska (Agjenti 1). Agjenti 1 punonte dhe raportonte tek Deripaska dhe ka shërbyer si person titular në kompanitë që drejtoheshin nga Deripaska……”.

Modifikuar më Tuesday, 31 Janar 2023 20:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...