Media amerikane: Yuri Kim u përfshi në skandalin e goditjes së Berishës dhe favorizimit të Ramës

Hënë, 20 Mars 2023 13:14

Tani që republikanët kanë një kontroll të ngushtë të Dhomës së Përfaqësuesve, Partia Republikane po heton me dëshirë administratën e Biden. 

 
 

Megjithatë, republikanët duket se nuk e kanë vënë re një skandal të madh të politikës së jashtme, që fshihet përpara syve.

 

Siç kam raportuar kohët e fundit, skandali në rritje rreth zyrtarit të lartë të FBI-së në pension, Charles McGonigal është ndoshta më i keqi në historinë e byrosë.

Burimet të shumta më kanë thënë se McGonigal, ndërsa shërbente ende me FBI-në si kreu i kundërzbulimit në Nju Jork, zhvati biznesmenët e Ballkanit, shumica prej tyre shqiptarë, në një skemë të guximshme korrupsioni politik me vlerë shumë miliona dollarë.

McGonigal, mesa duket e realizoi këtë mashtrim të paprecedentë në bashkëpunim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Partia Socialiste e të cilit e ka drejtuar atë vend të vogël për një dekadë.

Ndryshe nga imazhi i kultivuar me kujdes i Ramës si një luftëtar pro-amerikan i NATO-s, madje edhe i korrupsionit, gjatë qeverisjes së tij, Shqipëria në fakt është bërë narkoshteti kryesor në Europë. Siç ka raportuar ‘Washington Examiner’, Shqipëria e Ramës është shndërruar në një analoge me Panamanë e Manuel Noriegës në vitet 1980. Për çfarëdo arsyeje, administrata e Biden duket se nuk është e shqetësuar.

Tani të tjerët kanë filluar të vënë re.

Këtë javë, Financial Times raportoi për qeverisjen e gabuar të Ramës, duke treguar të dhëna delikate të ngjarjeve shqetësuese në prapaskenë, teksa thekson se ‘reputacioni i Ramës jashtë shtetit është njollosur gjithashtu nga kontaktet e tij me një zyrtar të turpëruar të zbatimit të ligjit në SHBA’, d.m.th McGonigal ‘akuzohet se ka ndihmuar liderin shqiptar për të përndjekur rivalët politikë’.

Gazeta vuri në dukje butësisht se shumë shqiptarë mesatarë ‘besojnë se qeveria bashkëpunon me trafikantët e drogës’.

Po, ata e bëjnë. Dhe njerëzit duhet të nisin të pyesin se pse Uashingtoni e ka bërë të rrugës për të mbrojtur qeverinë narkomiqësore të Ramës kundër kritikëve të tij.

Vrapimi pas drogës nuk është më i keqi. Shqipëria është një aleat i SHBA dhe një anëtar i vlerësuar i NATO-s, megjithatë administrata e Biden ka ndërhyrë vazhdimisht në politikën e brendshme të një miku dhe aleati për arsye që janë të vështira për t’u deshifruar. Zemra e skandalit përfshin Sali Berishën, ish-presidentin dhe kryeministrin e vendit.

Megjithëse Berisha është një figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, ai u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2021 për korrupsion të dyshuar.

Ndërsa përpjekja për të gjetur një politikan pa korrupsion në Shqipëri është po aq sfiduese sa të gjesh një kryebashkiak të pastër në Çikago, askush që është i informuar për Shqipërinë- si ish-drejtor teknik i Divizionit të Ballkanit në Agjencinë e Sigurisë kombëtare, do e përfshij vetën në atë listë- nuk mendon se Berisha dhe demokratët e tij janë më të korruptuar se Rama dhe socialistët e tij. (Shumica do të thoshin më pak).

Financial Times la të kuptohet se çfarë po ndodh këtu: “Berisha, një ish-president dhe kryeministër, pretendoi se futja e tij në listën e zezë të SHBA në vitin 2021 ishte rezultat i kontakteve të supozuara të Ramës me McGonigal”.

Vendimi i SHBA, ‘tetë vite pasi u largova nga pushteti... bazohet tërësisht në fuqinë lobuese të Edi Ramës’.

Edhe pse tronditja ballkanike e McGonigal filloi nën administratën e Trump, Shtëpia e Bardhë e Biden ka mbikëqyrur ndërhyrjen më të thellë dhe më të dyshimtë amerikane në politikën shqiptare për të ndihmuar Ramën dhe dëmtuar Berishën.

Merrni rastin e Ylli Ndroqit, një manjati mediatik shqiptar dhe kritik i Ramës, i cili u sanksionua nga Uashingtoni (për gjoja sjellje destabilizuese) dhe më pas iu konfiskua stacioni televiziv nga socialistët për korrupsion të dyshuar.

Ndroqi më tej pretendon se armiqtë e tij politikë në Shqipëri, përfshirë edhe aleatin e Ramës, Erion Veliaj, kryebashkiak i kryeqytetit Tiranë, e kanë ngacmuar duke i thënë se kanë ndikim të plotë në Uashington. Sipas rrëfimit të Ndroqit, Veliaj e kërcënoi atë me hakmarrje të mëtejshme nga amerikanët- gjë që, duke marrë parasysh se Rama kishte zgjedhur një zyrtar të lartë të FBI-së si peshën e tij të rëndë, dukej si një kërcënim i besueshëm për Ndroqin.

As pretendimet e Ndroqit nuk janë një incident i izoluar. Diplomatët amerikanë kanë kërcënuar shqiptarët, si dhe amerikanët pro-Berishës, se po e ekspozojnë veten ndaj një rreziku ligjor të papërcaktuar nëse vazhdojnë të kritikojnë Ramën dhe socialistët.

Më e keqja nga të gjitha, në tetor të vitit 2021, ambasadorja Yuri Kim u tha drejtpërdrejt pronarëve të medieve shqiptare se duhej të ndërprisnin të gjitha raportimet televizive kombëtare që ishin kritike ndaj kryeministrit Rama apo pro-Berishës.

Burime të shumta dëshmojnë se ky takim ka ndodhur dhe se çfarë ka kërcënuar Kim. Që kur është e pranueshme që një diplomat amerikan t’u thotë të huajve, veçanërisht në një vend mik aleat, se çfarë mund dhe nuk mund të thonë?

I pyetur për një koment, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi se ‘nuk ka të vërteta në këto pretendime për ambasadoren Kim’.

Asnjë nga këto nuk mund të shpjegohet në asnjë mënyrë normale. Jashtë kufijve të parëndësishëm, politika shqiptare është fort pro-amerikane dhe pro-NATO.

Pavarësisht nëse demokratët apo socialistët janë në pushtet, politikat e Tiranës ndaj Uashingtonit dhe Brukselit do të vazhdojnë të pandryshuara. Pse atëherë, administrata e Biden është kaq e vendosur për të shtyrë përpara një parti politike shqiptare në kurriz të tjetrës?

Për më tepër, Kim është një oficere në karrierë e Shërbimit të Jashtëm. Në fakt, ajo u dërgua në Tiranë nga presidenti i atëhershëm, Donald Trump.

Është e pamundur që ajo vendosi me mendjen e saj të shtyjë përpara Ramën dhe të dobësojë Berishën. Departamenti i Shtetit dhe Uashingtoni thjesht nuk funksionojnë kështu. Me urdhrat e kujt po vepron pra Kim, në një mënyrë kaq të zhveshur dhe partizane, në lidhje me një aleat besnik të SHBA-së?

Një muaj më parë, unë deklarova: “Kongresi duhet të ngrejë pyetje sa më shpejt, pasi korrupsioni i McGonigal mund të ketë infektuar më shumë zyrtarë të FBI-së sesa vetëm atë”. Tani është e qartë se Kongresi duhet t’i bëjë Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë të Biden disa pyetje për Shqipërinë.

Ndroqi pohon se ka bërë ankesa në Departamentin e Shteti dhe të Thesarit për trajtimin e tij të ashpër nga miqtë e Biden. Çfarë ndodhi me ta? Ky mund të jetë një vend i mirë që Kongresi të fillojë të gërmojë.

Modifikuar më Tuesday, 21 Mars 2023 09:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Fitore ‘magjike’ në 'Air Albania', kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Sport

Fitore ‘magjike’ në 'Air Albania', kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e radhës kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit...

“Karta e Kujdesit Shëndetësor”, dhurata e duhur për mësuesit në vigjilje të vitit të ri shkollor  

Sociale

“Karta e Kujdesit Shëndetësor”, dhurata e duhur për mësuesit në vigjilje të vitit të ri shkollor  

“Një edukim i mirë mund të ndryshojë çdokënd. Një mësues i mirë mund të ndryshojë çdo gjë” Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Mijëra fëmijë...

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Aktualitet

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Pavarësisht se prej 1999-ës në tregun e sigurimeve janë futur shumë aktorë të rinj dhe dinamikat e tij kanë ndryshuar, vetëm një gjë ka mbetur konstante dhe e pandryshuar: besimi...