Balliu: Erion Veliaj është kapur duke i dhënë paratë e qytetarëve bashkëshortes së tij

Premte, 21 June 2024 13:02
 
 

Koordinatori rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliu, në fjalën e tij në tubimin e organizuar nga opozita dhe qytetarët përpara Bashkisë së Tiranës, tha se ata nuk do ndalen derisa të ketë drejtësi.

“Kjo qeveri sot më shumë se kurrë është provuar si qeveri e kartelit të Sinaloas me në krye Edi Ramën dhe vemjen e tij, Erion Veliaj. 

 

Erion Veliaj është kapur duke i dhënë paratë e qytetarëve bashkëshortes së tij. Kjo nuk është dëgjuar në asnjë vend të botës.

Arrestoni hajdutin që i jep para bashkëshortes së tij nga taksat e qytetarëve.

Ne po protestojmë për drejtësi, sepse ky vjedh dhe nuk ka drejtësi. Ne kemi ardhur për të kërkuar një drejtësi siç e ka e gjithë bota.

Në Shqipëri arrestohet ai që ka denoncuar krimin, jo ai që e ka bërë krimin. Kjo ndodh sepse ata prokurorë që Erion Veliaj i quan kolegë, janë në fakt nëpunësit e tij.

Shqipëria është i vetmi vend në botë që e ka kryetarin e opozitës në arrest shtëpiak pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë akuzë, kurse ky hajdut, për të cilin ka një mal me prova, është i lirë duke vazhduar vjedhjen e qytetarëve.

Ata që pyesin se sa do zgjasë protestë, u themi se kjo protestë do të zgjasë derisa Shqipëria të ketë drejtësi. Derisa Shqipëria të jetë si e gjithë Europa,”tha Balliu.

Modifikuar më Saturday, 22 June 2024 13:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...