Marrëdhëniet e forta me SHBA janë shpëtimi i vetëm i shqiptarëve

E mërkurë, 02 May 2018 08:16


Nga Dritan Mishto*

Është një kënaqësi e madhe që sot diskutojmë në Vatër rreth tezave politike e kombëtare që shtron publicisti i njohur Frank Shkreli , të pasqyruara profesionalisht në përmbledhjen publicistike “Demokracia nuk pret”. Diskutimi rreth ketij libri sot në Federatën Vatra zhvillohet në një kohë të rëndësishme për ecurinë e marëdhënieve shqiptaro-amerikane, të cilat në periudha të ndryshme historike kanë pasur luhatjet e veta. Me keqardhje duhet të pranojmë se ndërprerja apo dobësimi i marrëdhenieve shqiptaro-amerikane ka ardhur gjithmonë nga politika shqiptare. Marrja e pushtetit nga komunistët në vitin 1944 dhe vendosja e njërës prej diktaturave më të ashpra në botë u pasua menjëherë me dobësimin dhe ndërprerjen e marrëdhënieve me SHBA. Por, edhe me pas rivendosjes së tyre në vitin 1991, këto marrëdhënie janë prekur nga lojrat politike dhe interestat meskine te politikanëve shqiptarë, të cilët në disa raste kyce nuk jane ngritur ne lartësinë qe kerkon mbajtja fort dhe të shenjta të marredhenieve mes dy kombeve tona. Mbrojtesit e flakte dhe të pakompromis të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane janë diaspora jonë në SHBA me në krye Federatën Panshqiptare VATRA dhe mbarë kombi ynë. Ndaj edhe qeverite shqiptare jane pro-amerikane sepse perqafesojne nje nga kombet me proamerikan ne bote. Sic e dini, Vatra nuk perfshihet ne debate politike por më duhet të ngre disa shqetësime të konstatuara gjatë viteve të fundit lidhur me cënimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA. E para është cështja e shkatërrimit te armeve kimike siriane në vitin 2013. Sic dihet pati disa protesta në Shqipëri kunder përfshrjes së Shqipërisë në këtë proces, protesta të cilat sic u pa qartë u nxitën indirekt nga qëndrimi I Kryeministrit Rama duke mbajtur popullatën në një errësirë informative lidhur me të vërtetën e kësaj lëvizjeje diplomatike nga ana e SHBA. Është fatkeqësi shumë e madhe që për herë të parë në historinë e marredhenieve tona diplomatike u protestua përpara Ambasadës Amerikane në Tiranë, vetëm (e përsëris) për shkak se Kryeministri i Shqiperise nuk i paraqiti qytetarëve të vendit të tij tërësinë e planit të shkaterrimit të armëve kimike (aq sa shqiptarët pandehën se armët do të shkarkoheshin në port dhe do përbënin rrezik direkt për popullatën). Pra, një sjellje kryeministrore pasqyrohet direkt në marrëdhëniet mes dy kombeve tona dhe ne nuk duhet te harrojme dicka të rëndësishme se cdo cenim, cdo dobësim i marredhenieve shqiptaro-amerikane sjell rritjen e drejtëpërdrejtë të influencave ruse në rajon, ndaj ne nuk duhet te kemi as me te voglen luhatje se i vetmi alet dhe mik i forte i Shqipërise dhe shqiptarëve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tendenca e shfaqur nga Kryeministri Rama, që Shqiperia e vogël të luajë rolin e një nukli politik me marrëdhënie të shumta me Perëndimin e Lindjen është e kotë. Shqiperia duhet të ketë si bosht kryesor të politikes së saj të jashtme fuqizimin e marrëdhënieve me SHBA dhe ndjekjen e politikës amerikane. Rasti i dyte, sërish I përjetuar me trishtim nga mbarë kombi shqiptar, është votimi I Shqipërisë kundër vendimit të Presidentit Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Është rast i rrallë në historinë e qeverisjeve botërore që një qeveri të votojë kundër mikut dhe aleatit më të madh të saj (me një popullsi në shumicë dërrmuese proamerikane) sic ndodhi me votën e Kryeministrit Rama kundër SHBA. Ajo votë nuk mund të pranihet kurrësesi që është votë e shqiptarëve kundër Amerikës. Jo, ajo është vota e Edi Ramës kundër SHBA dhe politikës së saj zyrtare, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë qenë nismëtarja dhe mbrojtësja e shqiptarëve në Ballkan, me një rol parësor në pavarësinë dhe procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Arsyetimet dhe justifikimet e qeverisë shqiptare duke sjellë argumenta të diplomacisë të periudhës hoxhiste për të justifikuar votën kundër janë qesharake. E treta, vendimi i fundit i Presidentit Trump për sulmin ndaj shkatërrimit të bazave kimike ne Siri. Nuk pati asnjë deklaratë përshëndetëse nga Kryeministri shqiptar. Pa asnjë shpjegim. 
Ndaj edhe Federata Pan-Shqiptare Vatra ashtu si në të shkuarën do të jetë aty ku konstatohet një zbrazëtirë apo ku krijohet një e krisur sado e vogël në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, duke u bërë si gjithmone gardiane e fortë dhe pakompromis e paprekshmërisë së tyre. Në Kuvendin e fundit të Federates Pan-Shqiptare Vatra u miratua platforma fituese që parasheh se Vatra do të ndjekë dhe do mbeshtesë fuqimisht vendimet e Departmentit te Shtetit, Qeverise Amerikane dhe Presidentit Trump lidhur me Shqipërinë dhe shqiptaret sepse ne jemi të bindur tek dashamirësia e tyre ndaj nesh dhe se largpamesia e vendimarrjes amerikane i tejkalon aftësitë e politikanëve shqiptare për t’i gjykuar keto vendime. Vatra do të bëj gjithcka që forcimin e ketyre marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara ta kthejë, ashtu si deri tani, në forcimin e pozitës së shqiptarëve. 
Ndaj, edhe analizat e mikut tonë të nderuar Frank Shkreli marrin një rëndësi të vecantë, sepse I përgjigjen realitetit dhe japin rrugëzgjidhje për një të ardhme më të mirë. Vetëm marrëdhëniet e forta dhe të palëkundura me ShBA janë dhe do të jenë shpëtimi i shqiptarëve.
Ju faleminderit!
**Diskutimi i Kryetarit të Federatës Panshqiptare VATRA z. Dritan Mishto në debatin e zhvilluar në Vatër rreth marrëdhënieve shqiptaro – amerikane, me rastin e publikimit të librit “Demokracia nuk pret” të z. Frank Shkreli…

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 16:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...