Rama siç kishte premtuar po i dëmton marrëdhëniet me SHBA

E Enjte, 03 May 2018 22:06

Nga Kastriot Islami

Pavarësisht retorikës dhe mashtrimeve propagandistike, Rama kë ndërmarrë progresivisht veprime që e kanë zhvendosur Shqipërinë nga qëndrimet e saj të qarta ndaj partneres së saj kryesore, SHBA. Aktualisht marrëdhëniet partneriale SHBA-Shqipëri janë në nivelet më të ulta që nga viti 1991. Partneriteti mes dy vendeve ka marrë të çarat e para në momentin kur Rama fillimisht pranoi dhe më tej refuzoi marrjen e armëve kimike nga Siria. Më tej këto marrëdhënie janë përkeqësuar dukshëm me vendosjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Madje ato kanë shkuar në ato nivele saqë Shqipëria të klasifikohet në listën e “vendeve armike” ndaj të cilës do të rishikohen ndihmat e dhëna nga SHBA. Këto qëndrime anti-amerikane të Ramës kanë shkaktuar jo vetëm një debat të fortë të brendshëm por edhe një ndarje mes forcave politike, duke shkuar deri atje sa që

President ii vendit Meta të detyrohej ti shkruante Presidetit Trump për ti shpjeguar se vota anti-SHBA e Ramës në OKB nuk është shprehje as e vullnetit politik të të gjithë shqiptarëve dhe as e vullnetit të shqiptarëve, që cilët historikisht e kanë përcaktuar SHBA partner strategjik.

*Rama e sulmoi, si asnjëherë tjetër dhe si askush tjetër në planet, kandidatin për president të SHBA. i tha se ishte “turpi i njerëzimit”. i tha se nëse do të zgjidhet President “marrëdhëniet Shqipëri-SHBA do të përkeqësohen”. Dhe kjo po ndodh… Nuk keni parë gjë akoma!

Kjo bëmë i ka ardhur Shqipërisë dhe këtë gjëmë e ka dëgjuar SHBA:

• Nga kryeministri më i korruptuar në Europë që ka dhënë me koncension të gjithë Shqipërinë.

• Nga kryeministri që drejton një maxhorancë me numrin më të madh të individëve me rekorde të tmerrshme kriminale në glob.

• Nga ideatori dhe kryeorganizatori i kanabizimit masiv të vëndit duke e shndërruar Shqipërinë në vendin e parë në Europë për kultivimin e kanabisit.

• Nga drejtuesi i trafiqeve të kokainës dhe heroinës duke e kthyer vendin në trampolinën më të madhe të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës dhe të trafikut të heroinës nga lindja në vendet e BE.

• Nga zotëruesi i lavatriçes më të madhe të pastrimit të parave në Europë.

• Nga oligarku që komprometon zyrtarë të lartë në Bruksel dhe ambasadorë në Tiranë për të siguruar raporte pozitive dhe pa kritika për qeverisjen e tij.

*Rama që nga momenti i pari veçse ka vazhduar të kryejë veprime që kanë dëmtuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Madje deri në atë masë saqë e ka detyruar administratën amerikane ka klasifikojë Shqipërinë, partneren e saj, në grupin e “vëndeve armike të SHBA”. Ky dëmtim është në ato nivele sa që Shqipëria, nisur nga analiza e votimeve në OKB, nuk është më një vend që rreshtohet me SHBA siç ka qenë deri në 2013.

Sulmin e dytë Rama ndaj SHBA e kreu kur votoi kundër nismës së Presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Ky ishte një qëndrim i mirëfilltë kundër SHBA dhe Izraelit. Nuk ishte sic tentoi Rama të zbuste sulmin, një qëndrim në linjë me BE sepse BE s’kishte një qëndrim unanim. Ishte një qëndrim kundër SHBA por që formalisht ishte paralel me qëndrimin e vendeve të treta.

Sulmin e tretë anti-SHBA dhe më konkretisht kundër Presidentit Trump Rama e bëri duke sulmuar lobistët e Trump me “kartën ruse”. Rama e maskoi sulmin anti-Trump duke sulmuar Bashën me kartën ruse për të bërë foto me Presidentin e SHBA, akuzë absurde që në fakt drejtohej jo kundër Bashës por kundër Trump.

*Si përfundim, qëndrimi i Ramës kundër SHBA nuk duket i rastësishëm pavarësisht se Rama është përpjekur që këtë sulm ta paraqesë në shumicën e rasteve si sulm kundër Presidentit aktual të SHBA, Donald Trump. Prandaj nuk përbën asnjë çudi përfundimi i artikuluar nga analisti amerikan, në Zërin e Amerikës, se Rama po e largon Shqipërinë nga perëndimi duke e drejtuar atë drejt lindjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...