Armiku i ndarjes se pushteteve

Premte, 04 May 2018 15:48

Nga Oerd Bylykbashi 

Kisinger thotë: "Qëllimi i ndarjes se pushteteve ishte te evitonte despotizmin dhe jo te siguronte qeverisje harmonike; çdo dege e pushtetit, ne ndjekje te interesit te vet, do te kufizonte teprimet [e degëve te tjera], duke i shërbyer ne këtë mënyrë te mire publike"

Edi Rama ka qene armik i ndarjes se pushtetit qe nga dita zero e mandatit te tij. Me poshtë, është pjesa mbyllëse e fjalës sime te pare si deputet mbi programin e pare qeverises te kryeministrit Rama, me date‎ 15.09.2013.

[...] Ky kryeminister, për katër vjet te qeverisjes se PD 2009-2013, bllokoi vendin me c'mundi. Bllokoi ligje, bllokoi zgjedhjet, bllokoi parlamentin me bilbila grushte e ç'mundi. Inskenoi greva urie dhe ne fund edhe dhunën e 21 Janarit. Ky kryeministër, me këtë rekord te erret dhe kërcënues antishtet, u flet shqiptareve për integrim europian, bashkëpunim me opozitën, gjithë përfshirje dhe konsensus. Këtë thotë ne program. Por lexoni fjalën e tij tre dite me pare dhe do te shihmi arrogancen bulezuese qe shpalos. Edi Rama nuk arrin te mbuloje padurimin e tij per revansh. Vetëm konsensus nuk gjen ne ato qe thotë. Po jua citoj ç’tha ne fjalën e tij:

"Në mbrojtje të bindjes sime të hershme se kur një vend qeveriset përmes padrejtësisë, është e kotë ta kërkosh drejtësinë në prokurori e gjykatë, dua t’ju them sot të gjithëve në këtë vend se sensi i të drejtës do të më udhëheqë, në çdo vendim e veprim si kryeministri juaj. ...... Askush në këtë sallë nuk ka de jure imunitet kushtetues."

Këto pasazhe flasin shume: Ky njeri i jep vetes tagrin e drejtësisë. Ai e sheh veten mbi organet e drejtësisë dhe do te ndërhyje vete kur ta shohë ai te nevojshme se ai nuk ka respekt për drejtësinë. Kërcënon çdo deputet! Dhe sa kohe e gjykon ai se çfare është e drejte e çfarë jo, ky kërcenim është real.

Materializimi i këtij sensi te frikshëm te bërjes drejtësi është e vetmja gjë ku unë shpresoj qe Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij nuk do ta mbajnë fjalën dhe drejtësinë do ia lënë organeve te pavarura te drejtësisë.‎ [...]

Siç e shihni, nëse Edi Rama ka plotësuar ndonjë pike te programit te tij, shkatërrimi i sistemit te drejtësisë, zëvendësimi i ndarjes se pushteteve me qeverisjen e tij monolite, kthimi i tij ne gjyqtar suprem siç e profetizoi me 12 shtator 2013, është e vetmja pike e realizuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...