Turqia me Serbinë, haptazi kundër shqiptarëve

Tuesday, 08 May 2018 21:06

Pritja madhështore që iu bë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk duhet lexuar thjesht si zbatim i një protokolli pritje-përcjelljeje. Po ashtu, edhe përshëndetja në gjuhën turke që presidenti serb u bëri ushtarëve turq është një konfirmim i vazhdimit të krushqisë mes Serbisë dhe Turqisë, që u ngjiz qëkur hordhitë osmane shkelën gadishullin europian.

Por, kjo pritje duhet lexuar duke projektuar së pari lëvizjet e fundit gjeo-politike, të rikthimit të aleancës mes Rusisë dhe Turqisë, që tanimë është demaskuar hapur kundër Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me konferenca si ajo mes Putinit, Erdoganit dhe Rohanit. Në këtë prizëm, takimi me Vuçiçin është një shtojcë e  aktivitetit rus në Ballkan, që përkon në objektivin anti-Perëndim edhe me aktivitetin turk. Kjo trajektore të çon në një aleancë që rezulton, siç ka provuar historia, të jetë anti-shqiptare.

Nuk është rastësi që Erdogani zgjodhi konferencën e përbashkët me Vuçiçin për të sulmuar Perëndimin dhe afirmuar projektin e tij për rikthimin e Ballkanit në bahçen neo-otomane. Erdogani zgjodhi Vuçiçin, si gjyle, kundër Perëndimit për të kërcënuar se Turqia do të “realizojë në mënyrë intensive” projektet e saj në Ballkan.

Duke qenë se në këtë deklaratë, Erdogani kishte në krah Vuçiçin, mund të deduktojmë lehtësisht, edhe nga historia, se këto përpjekje turke që kanë mbështetjen e Rusisë dhe Serbisë janë haptazi kundër shqiptarëve.

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 22:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...