4 heshtje të çuditshme për rastin Xhafaj!

Tuesday, 15 May 2018 18:06

Ndërsa Opozita ka disa ditë që po denoncon dhe tregon me fakte mbrojtjen qeveritare të narkotrafikantit Agron Xhafaj, vërehen 4 heshtje të çuditshme të cilat janë me pasoja për zhvillimin e ngjarjeve.

  1. Heshtja e parë vjen nga Fatmir Xhafaj, vetë Ministri i Brendshëm, i cili duhej të ndihej i detyruar të fliste, qoftë edhe për t'i përgënjeshtruar akuzat, për hir të opinionit publik i cili është mbërthyer këto ditë nga një ankth, së pari për të tashmen e tyre, e së dyti për të ardhmen e fëmijëve që po merret peng nga bandat e narko-trafikut. Por vetë Xhafën e detyron posti që ai mban, si  Ministër i Brendshëm, të reagojë. Natyrisht pavarësisht dijenisë apo mosdijenisë së tij, veprimeve apo mosveprimeve implikuese, me këtë heshtje Fatmir Xhafa nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon deri në fjalinë e fundit akuzat e Opozitës.
  1. Heshtja e dytë vjen nga Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, i cili ka qenë në ballë të reformës dhe luftës kundër drogës dhe narko-trafikantëve. Natyrisht, në kohë heshtjesh të brendshme, shqiptarët gjithmonë hedhin sytë nga SHBA dhe bash në këto çaste janë duke parë nga dritarja amerikane e z.Lu në rrjetet sociale, për të gjendur qoftë një reagim që do të qetësonte atmosferën e trazuar.
  1. Heshtja e tretë është e Edi Ramës, një heshtje që flet për fajësi aq sa mund të flasë një armë krimi. Pse? Sepse Rama ka qenë plotësisht në dijeni për aktivitetin e Agron Xhafajt. Për të mos thënë se pikërisht për këtë lidhje, këtë kredencial të fortë për sytë e Ramës, e ka emëruar Fatmir Xhafën në postin e Sajmir Tahirit. Kjo, jo për të zëvendësuar një narko-ministër, por për të konfirmuar vazhdimësinë e narko-politikës së tij se posti i Ministrit të Brendshëm, ashtu si makina e Tahirit, është pronë e  bandave të narko-trafikut. Ashtu si edhe me Tahirin, edhe me Xhafën, implikimi i Ramës është më i madh se i këtyre dy të fundit dhe heshtja e tij e konfirmon këtë.
  1. Heshtja e katërt vjen nga Arta Marku, e afirmuar tanimë si krahu militant i qeverisë së Edi Ramës. Kryeprokurorja e Përkohshme, ama e punëve të përhershme të narko-trafikut, po përndjek me një kllapi të pashoq të gjithë ata zyrtarë ose jozyrtarë, brenda dhe jashtë Prokurorisë, që kanë denoncuar dhe hetuar lidhjet e qeverisë Rama me narko-trafikun. Me mosarrestimin e Agron Xhafajt dhe me pushimin nga puna të prokurorëve që kishin në dorë çështjen e Tahirit, Arta Marku me heshtjen e saj po vulos shkrirjen e institucionit të prokurorisë. Por, ajo me këtë heshtje po  e demaskon veten si hipoteka që u ka dhënë Edi Rama bandave të narko-trafikut  
Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 20:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...