Cilës Polici i duhet ministri?

E Enjte, 24 May 2018 18:59

Nga Sadi Hoti

I vetmi premtim elektoral i mbajtur nga maxhoranca e sotme është “Policia që Duam”. Me profesionalizëm përzgjodhën njerëzit që do iknin, do vinin, e ngriheshin në detyrë, u zgjodh ministri, drejtorët e përgjithshëm të policisë, ato në rrethe, të kufirit e qarkullimit rrugor, personelit e ShÇBA, bashkë me rezerva. Koha po tregon se listat ishin plotësisht të sakta. Aftësitë, besnikëria dhe efikasiteti në detyrat që zbatuan tregoi se misioni u krye, atë polici që deshën, atë krijuan!

Karakteristikat nuk kanë nevojë për  koment, të gjithë i kanë parë e dëgjuar, bilançi deri tani, ministri i parë në arrest shtëpie, dy drejtorë të përgjithshëm të “dorëhequr”, tre më të “vegjël” të shpallur në kërkim. Edhe fati i ministrit aktual Xhafa  nuk dihet, ndoshta paraardhësi i tij në arrest shtëpie do i duket i privilegjuar. Sapo një ministër tjetër, siç tha gazetarja Ambrozia Meta, që nuk ka familjarë të përfshirë në trafikun e drogës, do fillojë detyrën, me siguri do të ketë edhe drejtorë të tjerë të “dorëhequr” e me shumicë në kërkim.

Realiteti në policinë e shtetit është deformuar aq shumë sa një pjesë e opinionit e ka vështirë t’a besojë. Nga roli i një institucioni që punëson më të motivuarit e shoqërisë për  drejtësi, siguri e rregull, atyre që u besohet jeta, shëndeti, pasuria, e që përballen me pjesën me të rrezikshme të shoqërisë, me ngjarjet me të dhimshme e nganjëherë makabre, ato që shpeshherë quhen heronj, me bekimin e qeverisë morën veset e palës kundështare.

Skeptikët kanë të drejtë kur thonë, përse duhej gjithë ky implikim e ndotje e shtetit, kur milionat bëhen edhe ndryshe, “kursehen” edhe për  zgjedhje, pa dalë zbuluar në kuptimin  e vërtetë të fjalës. Hashashi nuk u mboll në bodrume e bunkere, por në ara e livadhe. Perse Tahiri do i zgërdhihej arrestimit, Xhafa do të dërgonte vëllanë në burg vullnetarisht!! Po Rama që njihet si frikacak?

Ndoshta shkaqet duhen kërkuar më herët. Kryemistri i sotëm, dikur kryetar i bashkisë së Tiranës mban rekordin e ndërtimeve pa kriter, fondeve publike të lëvruara atje ku nuk duhet, për  bërje e shbërje sheshesh, mbikalime, parkingje e projekte të mbetura në letër. Megjithëse ka pasur edhe hetime, asnjëherë nuk u zbulua se gjithë ato para të investuara në ndërtime jo rentabel në Tiranë e ato tendera të dhëna firmave të dyshimta ishin pastrim parash për  llogari të Mafias ose në stilin mafioz.

Ministri i brendshëm i modelit “xhafa” ka vlerë vetem për  policinë që maxhoranca krijoi, por jo për  atë polici që duan qytetarët. Një ministër i tillë jo vetëm që nuk frymëzon punonjësit e tij, por dekurajon çdo polic të thjeshtë që përqafon familjen para se të dalë në punë dhe pret me padurim ditën për  të marrë rrogën. Vetem ky model polici e konsideron veten shërbëtor të komunitetit e jo përfitues. Fatkeqësisht kaloi shumë kohë  që “dimrit me policinë që dëshen” t’i vijë fundi. “Dallëndyshja” e parë ishte Tahiri, e dyta mund të jetë një tjetër “ xhafë”, e treta...radhë e gjatë!!!/55news.al/
  

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 16:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...