Shehi: Rama të ketë kujdes me provokimet, do të ketë përgjigje

Hënë, 04 June 2018 11:54

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi paralajmëron Ramën të mos provokojë opozitën në një kohë kur vendi pritet të marrë një përgjigje në lidhje me negociatat, pasi do të marrë rezultatet të tjera.

Në një intervistë për “Panorama” Shehi shpjegon vendimin opozitar për të mos zhvilluar protesta të mëdha deri më 28 qershor, kur pritet edhe përgjigja e vendeve të BE për rekomandimin që Komisioni Europian ka bërë për çeljen e negociatave.

“Unë e gjykoj të drejtë vendimin që Grupi Parlamentar i PD mori për të mos shkuar drejt masave ekstreme siç është bojkoti i Parlamentit dhe djegia e mandateve. Në këtë mënyrë, i heqim edhe mazhorancës alibinë se opozita po bëhet pengesë për çeljen e negociatave. Faji kryesor është i kryeministrit që nuk pranon të largojë askënd. Në na qeveris një grup që nuk i interesojnë çështjet kombëtare dhe integrimi i vendit, por ka interesa vetëm për një grup të ngushët financiar”, u shpreh Shehu.

Aleati i Bashës thekson se edhe vetë opozita kërkon me ngulm çeljen e negociatave pasi e sheh si të vetmin instrument për të bllokuar arrogancën e kësaj qeverie. “Deri në ditën e vendimit për çeljen e negociatave, opozita nuk do organizojë protesta të mëdha popullore sepse opozita është një forcë evropiane dhe demokratike. Kush ka pritur të bëjë rrëmojë nuk ka punë në çështjet tona. Ne duam paqe dhe qetësi sepse ne na intereson vendi ynë”, u shpreh Shehi.

Për Shehin nëse në fund të qershorit ka një vendim jo të mirë për vendin, opozita do të rishohë qëndrimin e saj ndaj mazhorancës, e cila sipas tij ka përgjegjësi të plotë për dëmet që i shkakton vendit. “Nëse ndodh, ne do të rishikojmë qëndrimin tonë. Do ta sulmojmë këtë qeveri e cila është përgjegjëse për këto 5 vite që i kanë sjellë dëme shqiptarëve”, përfundoi aleati i Bashës.

Modifikuar më Hënë, 04 June 2018 11:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...