×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vokshi: Stop dhunës ndaj gazetarëve, të vendosur për liri shprehje

Hënë, 04 June 2018 19:27

Në seancën dëgjimore të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të zhvilluar sot me kryeredaktorin e “Rindja Demokratike”, deputetja e PD-së Albana Vokshi e ka quajtur të qëllimshme sulmin ndaj Bledi Kasmit.

Përmes një postimi në “facebook”, deputetja demokrate shkruan se PD-ja ka kërkuar dënimin e dhunës policore.

“Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes së rëndë dhe i bënë thirrjet mazhorancës, kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj, që të dënojnë dhunën policore duke vënë para përgjegjësisë dhunuesit dhe të distancohen nga çdo akt dhune, presioni, shantazhi dhe censure ndaj gazetarëve.” shkruan Vokshi.

Deputetja e PD-së e mbylli postimin e saj duke shkruar se partia Demokratike është e vendosur në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe medias së lirë.

Postimi i plotë:

Sot në seancën dëgjimore të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, të kërkuar nga deputetët e opozitës, me kryeredaktorin e gazetës "Rilindja Demokratike", Bledi Kasmi për dhunën policore të ushtruar ndaj tij në protestën e opozitës në 26 Maj.

Në këtë dëgjesë, Kryeredaktori Kasmi shpjegoi me qetësi dhe profesionalizëm se si në kohën që raportonte direkt nga protesta për "Rilindja Demokratike", media e parë e shtypit të lirë pas rënies së regjimit komunist, u godit nga shkopinjtë e hekurit të Policisë së Shtetit, pa asnjë shkak apo arsye. Pamjet dhe rrëfimi i z. Kasmi dëshmojnë qartë se kemi të bëjmë me një skenar të planifikuar dhune.

Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes së rëndë dhe i bënë thirrjet mazhorancës, kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj, që të dënojnë dhunën policore duke vënë para përgjegjësisë dhunuesit dhe të distancohen nga çdo akt dhune, presioni, shantazhi dhe censure ndaj gazetarëve.

Ne mbetemi të vendosur dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë vazhdimisht në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë!

#StopDhunënNdajGazetarëve

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...