Survejimi nga policia/ Basha: Degradim i shtetit shqiptar (NDIQENI LIVE)

E Enjte, 07 June 2018 21:09

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ kryetari i opozitës Lulzim Basha ka folur për herë të parë për lajmin e survejimit të tij nga ana e policisë.

Basha tha se ai nuk shqetësohet nga përgjimet që i bëhen atij, por për degradimin e shtetit shqiptar.

 ‘Nuk mendoj se është një çështje që meriton një diskutim sonte. Një nga gazetat më të mëdha në vend publikoi lajmin, pas kësaj deputetët e PD morën kontakt me Drejtorin e Policisë dhe i dhanë një paralajmërim të prerë, që nëse policia nuk bën detyrën ndaj bandave dhe krimit dhe merret me kryetarin e opozitës. Por kjo nuk ka të bëjë me mua apo me familjarët e mi, por këta policë paguhen për të luftuar krimin. Unë nuk i jap asnjë vlerë kësaj. Unë dhe opozita jemi ndeshur me forma të ndryshme të presionit. Por ajo që të shqetëson, është se ku ka përfunduar policia e shtetit. Rama nuk ka pse përballet me babalen, pasi po ta kishte takuar 4 vite më parë do ta bënte deputet, ashtu siç bëri Ndokën me shokë. Unë s’kam pasur asnjë shqetësim. Shqetësimi i vetëm është se ku degraduar shteti shqiptar’, tha Basha.

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 22:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...