Deputeti Klevis Balliu: E turpshme, 11 kuksianët janë në burg ndërkohë që Tahiri shëtit i lirë

E Enjte, 12 Prill 2018 14:29

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një intervistë të dhënë në rubrikën “Opinion” në News24 është shprehur se opozita është e vendosur të vijojë me protestat dhe mosbindjen civile. Sipas tij është i domosdoshëm lirimi i menjëhershëm i 11 kuksianëve që mbahen në burg. I pyetur rreth ngjarjeve në Kuvend ku ai tha se ka qëlluar 4 herë me vezë në drejtim të Ramës dhe ministrit Bushati. Sipas tij, veprime të tilla njihen në demokraci dhe kanë ndodhur edhe në vende të tjera por se nuk ka ndodhur kurrë që një ministër të qëllojë opozitën. “Ky është thjesht vazhdimi i irritimit të qytetarëve, që do vazhdojë në rrugë dhe në parlament. Arrestimet politike dhe pa prova të qytetarëve. Për sa kohë kjo qeveri nuk i hap veshët dhe nuk i dëgjon qytetarët do përballet me opozitën në parlament dhe me qytetarët”, tha Balliu.

Ju jeni tek momenti ku qëllohet me miell?

Po, ishin dhe një seri deputetësh të tjerë.

E kishit paramenduar këtë veprim të opozitës?

Nuk do të ketë asnjë mënyrë për të ndaluar rebelimin e qytetarëve. Ne jemi deputetë të PD por përfaqësojmë qytetarët. Për çdo veprim konsultohemi me qytetarët. Ajo lëvizje aty është irritimi i qytetarëve dhe si duhet të sillemi me një qeveri ilegjitime.

Çfarë kishit me vete?

Vezë dhe miell.

Sa herë ke goditur me vezë?

Rreth katër herë, në drejtim të kryeministrit dhe zotit Bushati. Organizime të tilla njihen në demokraci. Në Itali ka pasur drejt qeverisë së Berlusconit dhe Renzit. Ka pasur dhe në Greqi dhe në Francë. Por nuk ka pasur kurrë goditje të një ministri ndaj opozitës. Është i vetmi ministër i jashtëm në të gjithë botën që ka goditur opozitën. Janë sende që nuk dëmtojnë njeri. Janë për të shprehur në mënyrë simbolike se çfarë përfaqësojnë ata në qeveri.

Ka pasur parapërgatitje nga ju deputetët?

Ne kishim menduar që qeveria do duhej të përjashtonte Ramën për gjuhën fyese. Dhe bëmë këtë kërkesë. Pasi parlamenti nuk pranoi ta përjashtonte ky ishte reagimi ynë, përgjigjja jonë. Sot janë përjashtuar tre deputetë të opozitës sepse kanë goditur këtë kryeministër sepse sulmuan me miell dhe me vezë. Por nuk përjashtohet kryeministri që i krahasoi shqiptarët me organin gjenital. Kjo është e papranueshme për deputetët e opozitës sepse përfaqësojnë qytetarët. Ne jemi në mbështetje të tyre.

E kishit vendosur dje?

Ishte diçka që ishte diskutuar.

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 14:38

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rreth shkëputjes nga ‘Berishizmi’

Politikë

Rreth shkëputjes nga ‘Berishizmi’

  Nga Mehmet Elezi - 20/10/2021 Kërkojnë me u shkëputë nga “berishizmi”. Berishizmi është pak a shumë periudha me protagonist Berishën. Mos duan të thonë: -me u shkëputë nga NATO? Anëtarësimi në NATO u...

Me pamje, mësymja e RENEA në një lokal në Kukës, arrestime për drogë dhe baste

Kronikë

Me pamje, mësymja e RENEA në një lokal në Kukës, arrestime për drogë dhe baste

  Policia e Kukësit në bashkëpunim me forcat RENEA ka zhvilluar një operacion antidrogë në Kukës të koduar si “Vila”për shkatërrimin e një baze droge në një lokal të marrë me...

Mitrovicë, anëtarët e 'Listës Serbe' i drejtohen së bashku kutive të votimit

Politikë

Mitrovicë, anëtarët e 'Listës Serbe' i drejtohen së bashku kutive të votimit

  Lista Serbe është partia e vetme serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet merr pjesë me mbështetjen e Beogradit zyrtar. Pjesëtarë të këtij subjekti janë parë bashkërisht të dielën...