TVSH i falimenton, Basha takon tregtarët: Kjo e keqe e madhe largohet vetëm duke u ngritur

Premte, 13 Prill 2018 12:54

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me tregtarët, të cilët janë në vështirësi dhe në rrezik falimentimi nga vendosja TVSH.

Basha i përgëzoi tregtarët për protestën me uljen e qepenave. “Duam t’ju përgëzojmë për aksionin që morët para dy ditësh për uljen e qepeni. Duam t’ju themi se e keqja largohet vetëm duke u ngritur. Ne ju sigurojmë se do të na keni në krah për çdo gjë. Nuk do ta lemë kurrë vetëm biznesin e vogël.” – u shpreh kreu demokrat.

 “Jam këtu për të takuar tregtarët për të bërë dhe një bashkëbisedim. Shumë nuk e dinë se çfarë shkatërrimi sjell rritja e TVSH-së. Qeveria po mundohet ta mbulojë me propagandë duke iu thënë bizneseve të vogla se nuk kanë për tu paguar. Po nëse s’kanë për ta paguar pse i fut në skemën e TVSH?” – tha Basha gjatë bashkëbisedimit me ta.

“TVSH për biznesin e vogël do të rrisë koston tuaj si biznes sepse do të punësoni kontabilistin për të mbajtur bilancin ndaj do të rrisë koston. Do t’ju shkatërrojë familjen deri sa t’ju detyrojë ta mbyllni” – tha ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...