Ish-ministri i Jashtëm Mustafaj: Negociatat “rrezikohen” penalizim ndaj Ramës, mbrojti Tahirin

Premte, 13 Prill 2018 17:55

kryeminstri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë një seance parlamentare, ku është debatuar në lidhje me arrestimin e Emiljano Shullazit dhe kërcënimet ndaj kandidatit për rektor në Universitetin e Tiranës. Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka treguar për bisedën që ka zhvilluar me një prej ambasadorëve të shteteve të fuqishme brenda Bashkimit Europian. Mustafaj tregoi se në një prej kafeve të Tiranës, ambasadori i ka thënë se Shqipërisë mund të mos i hapen negociatat si një penalizim ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas fjalëve të ambasadorit, disa shtete të BE-së janë të pakënaqura me faktin se qeveria e Ramës iu bë mburojë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po hetohet për përfshirje në trafikun e drogës.

“Negociatat mund të mos hapen vetëm pse Saimir Tahiri nuk është në burg, si një penalizim ndaj kryeministrit. Janë vende shumë të rëndësishme që u ka peshë fjala dhe mund të vendosin veton. Saimir Tahiri po i bëhet barrë Shqipërisë. Sjellja që ka Edi Rama dhe qeveria, për ta marrë nën sqetull Tahirin, po i bëhet barrë Shqipërisë”,  tha Mustafaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...