Ironia/ "Për dështimin me negociatat fajin e ka Kleopatra, jo bandat"

Premte, 08 June 2018 16:40

Për “piktorin dështak” fajin për refuzimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë, nuk e ka droga, krimi apo korrupsioni shkruan me ironi Ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një statusi në “facebook” Berisha thotë se edhe për moshapjen e negociatave “cherchez la feme” fajin e ka Kleopatra, duke lënë të kuptohet se për Tahirin e Xhafajbn Rama sakrifikoi Zv. Ministren e Jashtme.

Me ironi ish-kryeministri shkruan se fajtorë për refuzimin që vendet e BE-së i bënë Shqipërisë nuk janë as familja mafioze e Ramës, as ajo e Tahirit dhe as e Xhafajt, por fajin e ka opozita.

“Miq, per piktorin deshtak fajin per refuzimin nga shumica e vendeve anetare te Bashkimit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine, nuk e ka droga, krimi, korrupsioni, eksporti i azilkerkueseve! Fajin nuk e kane as dhe familjet famoze mafioze Rama, Tahiri, Xhafa, madje nuk e ka as ministri i jashtem qe sipas mediave frekuenton shtepi publike burrash dhe ne parlament gjuan me shishe deputetet e opozites!” shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Edhe per mos hapjen pa kushte te negociatave “cherchez la femme”, fajin e ka Kleopatra!?!?

Miq, per piktorin deshtak fajin per refuzimin nga shumica e vendeve anetare te Bashkimit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine, nuk e ka droga, krimi, korrupsioni, eksporti i azilkerkueseve! Fajin nuk e kane as dhe familjet famoze mafioze Rama, Tahiri, Xhafa, madje nuk e ka as ministri i jashtem qe sipas mediave frekuenton shtepi publike burrash dhe ne parlament gjuan me shishe deputetet e opozites!

Eureka: ‘Cherchez la femme’, fajin e ka Kleopatra, zevendes ministrja per ceshtjet europiane dhe integrimin. Prandaj dhe dje Noriega e beri kurban armiken e brendshme. Bravo Edvin i dhe zgjidhje!

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 17:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...