Rritja e kapaciteteve, të rinjtë e FRPD trajnohen nga ekspertë të huaj

Diel, 17 June 2018 19:24

Rritja e kapaciteteve të të rinjve dhe angazhimit politik të tyre ka qenë e vijon të mbetet një nga misionet kryesore të FRPD. Ne këtë kuadër me mbështetjen e Konrad Adenauer Stiftung dhe National Democratic Institute, FRPD u fokusua në rritjen e angazhimit të të rinjve përmes politikave lokale ne një trajnim dy ditor me ekspertë të mirënjohur ndërkombëtare.

 Në këtë trajnim me temë: “Angazhimin e aktivistëve të rinj përmes politikave lokale” morën pjesë 35 të rinj të përzgjedhur nga më shumë se 450 aplikantë nga qytete të ndryshme të vendit.

 Fokusi i këtij trajnimi ishte zhvillimi i mesazhit politik, komunikimi i mesazhit tek të rinjtë, identifikimi i problemeve specifike lokale dhe ofrimi i zgjidhjeve konkrete, vlerat kryesore te së djathtës dhe demokracisë, teknikat e negocimit, etj.

 Angazhimi i të rinjve në politikë është menyra më e mirë për të ndryshuar realitetin ne të cilin ndodhet rinia sot si dhe mënyrën e politkëberjes. Rinia sot ndodhet përballë një realiteti të hidhur ku kriminelët dhe të korruptuarit promovohen ndërsa te rinjtë e mirëarsimuar enden pa punë dhe pa shpresë.

 Në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, FRPD do vijojë turin e trajnimeve për rritjen e kapaciteteve politike të të rinjve në qytete të ndryshme të vendit dhe në muajin shtator do të zhvillohet gjithashtu edhe Akademia Politike e fokusuar këtë vit tek rritja e kualifikimit dhe angazhimit politik të studenteve nga të gjitha universitetet e vendit.

Modifikuar më Diel, 17 June 2018 19:26

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...