×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nard Ndoka zbulon kush e informoi Bashën për eurot në ‘Toyota Yaris’

Tuesday, 26 June 2018 19:31

Kreu i PDK, Nard Ndoka ka zbuluar në “45 minuta” në Report Tv se Lulzim Bashën e informuan partnerët ndërkombëtarë për automjetin “Toyota Yaris” të ngarkuar me 3.4 mln euro, i cili pritej të mbërrinte në Portin e Durrësit.

Ndoka thekson se nëse Basha nuk do kishte folur në Kuvend, shuma e konsiderueshme e eurove të trafikut do kishte filtruar në Shqipëri. Ai foli edhe për dy dërgesa të tjera parash të cilat kanë hyrë në tregun shqiptar, ndërsa policia nuk ka mundur t’i bllokojë për shkak të ndërhyrjes së politikës.

“Nuk është shumë e rëndësishme se cila është rruga e informimit. Mesa informacione unë kam, janë partnerët ata të cilët kanë informuar. Ka pasur një shqetësim, se policia e shtetit bashkëpunon me grupet kriminale apo dhe se politika është e lidhur deri në kupolën e saj. Ka pasur edhe raste të tjera kur policia ka qenë në dijeni dhe i ka lejuar të futeshin.

Ky operacion po ndiqej edhe nga partnerët e huaj, të cilët po shoqëronin automjetin dhe i kishin bërë të ditur palës shqiptare nëpërmjet informacionit zyrtar, por duke qenë një rast i përsëritur, pasi herën e parë kishin dështuar, ata kishin qenë më të fortë se drejtuesit e policisë, herë e dytë për të frenuar dështimin, u dha edhe një informacion më i plotë.

Ka informacione që ka ndodhur edhe një apo dy herë të tjera futja e parave, policia ka qenë e informuar dhe nuk ka ndërhyrë. Kjo ka detyruar partnerët ndërkombëtarë që t’i japin informacion opozitës.” ka treguar Nard Ndoka.

Ndërsa i pyetur për akuzat e Bashës ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, Ndoka tha se nuk ka informacione nëse kreu demokrat ka prova për to.

“Nuk e di, nuk kam informacion të tillë për akuzën e drejtpërdrejtë ndaj Ballës. Nuk e di a ishte emocionale, e momenti, apo një informacion i qartë i z.Basha edhe me emër. Këtë do t’ia lëmë kohës. S’kam pasur kontakte ditët e fundit me z.Basha. Edhe z.Berisha tha në parlament për një avion në Divjakë me drogë dhe të gjithë qeshëm, por doli se ishte e vërtetë pastaj.” u shpreh kreu i PDK-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...