Nënkryetari i LSI sfidon Ramën: Dorëhiqem nëse negociatat çelen vitin tjetër

E Enjte, 28 June 2018 13:01

Cilësimin si  fitore të shtyrjes së afatit për hapjen e negociatave me Shqipërinë, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, e konsideroi një mashtrim të qeverisë.

“Sot duhet të ishte një ditë reflektimi, kurse kryeministri ynë na e quan ditë fitoreje.  Dhimbja dhe lajthitja janë njerëzore,” tha Luan Rama.

Nënkryetari i LSI sfidoi kryeministrin Rama kur tha se do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nëse do të hapen negociatat vitin tjetër.

“28 qershori 2018 nuk është data e dhënien së negociatave, dhe na është dukur 28 si data e triumfit të madh siç na është thënë siç na është trumbetuar. Hamzaizëm tipik por pa çallmën otomane. Nuk është miratuar rekomandimi për çeljen e negociatave, çfarë fiton Shqipëria sot meqë e quani ditë fitoreje. Shtyrje me 1 vit, edhe atëherë të shohim ose jo.

Nuk e kam për turp të jap dorëheqjen e të iki nga parlamenti nëse jepet rekomandimi pozitiv qershorin e vitit të ardhshëm.

Krimi i organizuar dhe pastrimi i parave janë elementë që ndikojnë në mos hapjen e çeljes së negociatave,” u shpreh ai.

Modifikuar më E Enjte, 28 June 2018 13:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...