10 minuta, fjalimi më i sforcuar i Ramës

E Enjte, 28 June 2018 13:40

Ky mund të quhet pa frikë një nga fjalimet më të shkurtër të tij në historinë e parlamentit. Edi Rama ka braktisur shpejt Kuvendin, pas fjalimit të tij, për të cilin ka patur 50 minuta në dispozicion, por ai ka menduar të përdorë vetëm 10, duke ikur menjëherë.

Rama ka vendosur të mos përballet me opozitën, ndërkohë që tha në fjalën e tij të shkurtër se ka arritje historike në hapjen e negociatave.

Ndryshe nga euforia që e kaploi ditën kur Komisioni Europian propozonte çeljen e negociatave, Rama foli i mërzitur për armiq që nuk i duan të mirën Shqipërisë.

Armiqtë tha ai janë si brenda vendit ashtu edhe në korridoret e BE-së.

Në Shqipëri armikun kryesor për “fitoren e negociatave ”, siç pëlqen ta quajë, është opozita në radhë të parë. E më pas një armik tjetër janë mediat pranë opozitës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...