Ish-ministri: Rama gënjen, negociatat s’do hapen qershorin tjetër

E Enjte, 28 June 2018 18:04

Ish-ministri dhe publicisti Besnik Mustafaj ka komentuar shtyrjen e negociatave të Këshillit Evropian për Shqipërinë. Në studion e “News 24” Mustafaj u shpreh se Rama gënjen kur thotë se negociatat do hapen në qershorin e vitit tjetër, ndërsa rekomandimi është pa rezerva dhe nuk ka kushte të reja.

“Unë nuk jam dakord edhe me opozitën ku thotë që nuk ka asgjë pozitive nga vendimi i KE. Por është e pavërtete ajo që thotë Rama se qershorin tjetër do hapen negociatat. Nuk ka kushte të tjera për hapjen e negociatave. Institucionet shqiptare nuk kanë kryer detyrat që iu janë ngarkuar. KE ka dhënë rekomandim për Shqipërinë dhe Maqedoninë pa rezerva. Ky dokument i dalë nga KE pasqyron shumë ekuilibra. Do ketë një kryetar tjetër Komisioni Evropian deri vitin tjetër.

Në rastin se merret vendimi për çeljen e negociatave, procesi kalon në PE dhe parlamentet e 27 vendeve. Pasi të kalojnë këto procedura, në fund të vitit 2019 do ketë një mbledhje me dy qeverive që aspirojnë të futen ne BE. Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore janë pjesë e detyrave të vendosura”- tha Mustafaj.

Mustafaj tha se nuk do ketë efektive negative shtyrja e negocitave, por qeveria duhet të jetë e sinqertë me opinionin publik dhe nuk duhet t’i mashtrojë njerëzit.

“Efekti për shtyrjen e negociatave nuk është negativ nëse qeveria flet në mënyrë të sinqerte me opinionin publik, i cili nuk duhet të mashtrohet. Qeverisë i duhet mbështetja e opinionit. Çfarë do iu thotë njerëzve sikur larg qoftë negociatat të mos hapen edhe në qershor 2019”- tha Mustafaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...