Ligji për prishjen e Teatrit/ Erdoganist, antidemokratik dhe antikushtetues

Premte, 29 June 2018 10:01

Një ditë pasi Kuvendi miratoi vetëm me votat e maxhorancës projekt-vendimin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër. Në një postim në profilin e tij “Facebook", Manjani e cilëson si antidemokratik dhe antikushtetues hartimin e një ligji të posaçëm për prishjen e Teatrit Kombëtar. Një ligj që nuk bazohet as në Kushtetutë dhe as në asnjë standart Europian, shkruan Manjani. 

Më tej ish-ministri i Drejtësisë thekson se Rama e propozoi ligjin duke u bazuar në modelin e ligjit të Erdoganit. Erdogani hoqi qafe “Gülenistët”, Edvini do heqë qafe “Esadistët”, nënvizon Manjani.

Postimi i plotë:

“Esadistët” si “Gülenistët”...
———————
E përsëris:
Ligji për prishje-ndreqjen e Teatrit Kombëtar është anti-demokratik. Nuk bazohet as në Kushtetutë e as në asnjë standart Europian.

Ka ligje në fuqi që janë të majftueshme për ta trajtuar këtë çështjen e Teatrit. Në daç ta prishin në daç ta ndreqin, ka ligje plot!

Por hartimi i një ligji të posaçëm me emra konkretë dhe vende konkrete është shkelje e rëndë Kushtetuese dhe precedent tepër i rrezikshëm!

Është model që e përdorin diktatorët e kohës së sotme, për të nxjerrë jashtë funksioni Kushtetutën dhe procesin e rregullt ligjor.

Është model që zbaton urdhërin e të fortit në pushtet!

Ky ligj si model u mor nga Erdogani. Ai shkroi në ligj emrat e gjykatëve që i damkosi si “Gülenistë”, dhe i hoqi “ligji”... pra as proçes i rregullt ligjor e as gjë!

E njëjta gjë është edhe ky ligj që propozon Rama. Madje edhe me procedura të përshejtuara (shkelje tjetër Kushtetuese). Se ç’urgjencë ka, vetëm Ai e di!

Nëse ky ligj kalon dhe zbatohet, nuk do çuditesha kur të vijë ligji tjetër për dënimin e “Esadistëve”!

Erdogani hoqi qafe “Gülenistët”, Edvini do heqë qafe “Esadistët”!

Të gjithë ata që presin reagime apo zgjidhje nga Europa apo SHBA, e kanë kot!

Askujt nuk i intereson kjo gjë! Ndaj duhet mbledhur mendja, në ka kush për të reagur duhet ta bëjë! Përndryshe ta gëzojmë Erdoganin edhe ne!

Demokracia, Keshilli i Europës, NATO, BE e SHBA janë larg...

Janë thjesht në letër...

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 10:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...