Paradoksi/ Rama: Zero kushte nga BE por duhet të punojmë fort për kushtet

Premte, 29 June 2018 11:05

Që Edi Rama është në një situatë të vështirë pas vendimit të Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave kjo është e qartë.

Prej dy ditësh flet përçart. Në fillim urdhëroi të gjithë ushtarët e tij që të hapnin shishet e shampanjës, të gjithë për një qëllim, t’i hedhim hi syve shqiptarëve se gjoja negociatat u hapën dhe Shqipëria tanimë hodhi një hap para drejt BE.

Por sot në Kuvend e tradhtoi vetja. I nxirë, nga foltorja e Kuvendit fajësoi opozitën se e paska penguar Shqipërinë me të gjitha mënyrat, duke bërë gjithçka, që vendi të mos merrte shqiptarët.

Por në fakt nëse negociatat u hapën dhe të gjithë duhet të festojmë për cilin dëm duhet akuzuar opozita? Tani negociatat u hapën apo opozita me rolin e saj i shtyu?

Kryeministri ynë ose nuk është i qartë me veten e tij se çfarë ka ndodhur me negociata, ose e vërteta qëndron tek fakti se Rama e di që nuk ka më shpresa dhe vazhdon të bëjë atë që ai di më mirë, pra vazhdon të mashtrojë qytetarët shqiptarë duke i thënë se ato do të hapen vitin tjetër.

Dilemës se ku qëndron e vërteta Kryeministri mbase nuk i përgjigjet dot. I duhet kohë për të dalë nga kjo situatë e rëndë, kohë të cilën nuk ka për ta pasur. Shqiptarët nuk do ia japin këtë luks

Por Edi Rama pretendon se negociatat janë hapur, edhe pse BE u shpreh qartë se do të jetë qershori i vitit tjetër që do të përcaktojë se do të nisin negociatat me Shqipërinë.

Ajo çfarë të bën përshtypje është se Edi Rama nga njëra ana thotë se negociatat janë hapur ndërsa nga ana tjetër, pretendon se është opozita që po pengon Shqipërinë drejt integrimin evropian. /55news.al/

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 11:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...