×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandal/ Përgjimi i Artan Lames fundos qeverinë. Dëgjojeni!

Premte, 29 June 2018 16:42

Drejtori i Aluizni-t, Artan Lame është bërë pjesë e një përgjimi gjatë një mbledhjeje me nënpunësit e tij.

Lame u kërkon punonjësve të ndihmojnë deputetët në zgjedhje.

I detyron të punojnë edhe ditën e shtunë ndryshe pushohen. Përgjimi është regjistruar pak kohë para zgjedhjeve.

Në audio-përgjimin e publikuar nga ‘Fax News’, Lame u bën presion vartësve të tij duke u kujtuar se nuk ka sindikata në Shqipëri për t’i mbrojtur dhe i ‘këshillon’ punonjësit që të mbajnë vendin e punës, për të mos u detyruar ti heqë pas 1 muaji.

“Deputetë e ministra kërkojnë mbështetje, deri në zgjedhje. Historitë e ditës së shtunë të mos përsëriten, e shtuna është ditë pune si ditë e tjera, të gjithë të jenë në punë. Kush e mendon fare thjeshtë le ta thojë dhe natyrisht le të ikë pastaj, nuk iu mbron asgjë nga kjo. Në Shqipëri nuk ka sindikata që t’ju mbrojnë”, thotë Lame ndër të tjera.

Nga ana tjetër ai u kërkon vartësve të tij që të bëjnë punën pasi askush nuk i shpëton, as deputetë apo ministra.

“Këto njerëz duhet të kuptojnë që duhet të lëvizin vetë. Njerëzit e terrenit kanë ardhur thjeshtë falë aftësive profesionale. Por ka të tjerë që e kanë pasur rrugën më të lehtë se ka të tjerë që i kanë propozuar. Nuk ka deputet e mik që i shpëton nga puna. U kam thënë ministrave të tjerë që ‘x’ do të iki me sill një tjetër. Kam fol më miken time dhe miken tënde (flet me një punonjëse me emrin Anila) prej të cilës je këtu nuk është në lartësinë që duhet nuk do të doja që pas një muaj të më fusë në konflikt me të. Shpresojmë që historia jonë të ndryshojë”, shprehet Lame i cili më pas fillon dhe përmend me emra vartësit e tij dhe ju komunikon se duhet të bëjnë punën pasi është e vetmja mënyra që të rrinë.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...