Ditmir Bushati, ministri për Azinë dhe Oqeaninë, por jo për Europën

Saturday, 30 June 2018 09:57

 

Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar nga viti 1912 (përjashto vitet 1919-1920 kur për specifikën e qeverisë quhej Delegacia e Punëve të Jashtme), Ministria e Punëve të Jashtme ndryshoi emër nën qeverisjen e Edi Ramës. Për të përligjur shkrirjen e Ministrisë së Integrimit e heqjes nga puna të specialistëve të kësaj ministrie, Ministrisë së Punëve të Jashtme iu ndryshua emërtesa në Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Mendohej që në krye të vitit të parë të mandatit të dytë, qeveria e Ramës të bënte namin me procesin e integrimit Europian, por tanimë çdo gjë është e qartë. Rama dështoi, por gjithë mekanizmi i tij i punëve të jashtme me emërtesën e re dështoi plotësisht. Ata ambasadorë që u sollën me miqësi, ai ministër që u bë i tillë si i biri i Sulës, etj, janë një kosh dështakësh që mund të vlejnë për kohën e Nesti Nases apo Reis Maliles, por që nuk vlejnë asgjë për kushtet e sotme të Shqipërisë. Ironia më e madhe është fakti se Ditmir Bushatit, i ka ikur emërtesa “për Europën” sepse ai nuk ka lidhje me te. Bushatit i ka ngelur të jetë ministër i Azisë (posaçërisht për çështjet e vëlla Taipit, Sirisë, Lindjes së Mesme, Kinës, etj), por edhe Oqeanisë. Bushati-Rama e kanë kthyer Shqipërinë në një vend qesharak në arenën ndërkombëtare që i tregon forcë një superfuqie si SHBA-ja me votimet sistematike kundër në OKB e gafa të panumërta në marrëdhënie me shtetet. Por këtë situatë, Rama e ka zgjidhur duke quajtur fitore dështimet e duke u dhënë nga një teneqe dështakëve të tij. Në fakt e meritonte një medalje kryedështaku anadollak i diplomacisë së Ramës, ministri që flet shumë si gramafon pa çelës, por nuk thotë asnjëherë gjë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...