“Mëkatarë të tilla nuk janë parë në histori, pushtllëk pa kufi”

Saturday, 30 June 2018 10:13

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së Erion Veliajt me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Manjani thotë se nuk mund të tolerohet më ky pushtet i cili tallet pafundësisht me emocionet e njerëzve.

Postimi i plotë

Pa dyshim do ta firmos atë peticion! Sapo të jem në Tiranë. Nuk mund të tallet pafundësisht pusht-eti me emocionet e njerëzve!

Nuk mund të jetë vetëm punë e aktorëve dhe regjisorëve. Në radhë të parë është detyrë e qytetarisë.

Ndarja e aktorëve është loja e vjetër e pushteteve despotike. Por jam i bindur se aktorët nuk janë të ndarë në të vërtetë...

Le pastaj përdorja e emrit, siç ndodhi me emrin e Piro Manit. Kjo është pushtllëk pa kufi! Asnjëri nga 9 rrathët e ferrit të Dantes nuk e nxë! Mëkatarë të tillë nuk ka parë historia!

Vjedhja e pasurisë publike mu në mes të Tiranës dhe shkatërrimi i korpusit ligjor themelor të shtetit, janë shumë më të rënda sesa çështjet e arkitekturës së një godine!

Bashkë me nënshkrimin e atij Peticioni, nënshkruaj edhe premtimin se Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës NUK e MERR MË VOTËN TIME!

Asgjë nga ato që ka thënë në fushatë nuk ka bërë! Vetëm ka luajtur teatër pemësh dhe ka braktisur premtimin se sdo bënte kulla!

Mbajtja e fjalës është thelbi i çdo marrëdhënie midis qytetarësh! Ai nuk e mbajti fjalën ndaj dhe unë nuk kam ndërmend ta toleroj me votën time!

Kaq kam në dorë!

Modifikuar më Saturday, 30 June 2018 10:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...